Kaq herë prej Sali Berishës, janë sajuar e shkaktuar kriza të thella, që kanë rrugën e Shqipërisë për integrimin në BE. Kujtojmë dy momente, për të provuar këtë mision të Sali Berishës.
1. Të dy herët në vitin 2010 e 2011, kur Shqipëria nuk e ka fituar Statusin për vend kandidat në BE, Sali Berisha ka dalë në ekrane duke “zbardhur dhëmbët” e duke mos shprehur asnjë keqardhje për këtë bllokim, përkundrazi ka shprehur gëzim e kënaqësi të plotë.
2. Ditën që Serbia morri ftesën për negociata me BE për statusin e vendit kandidat, kryeministri shqiptar dhe dhëndri serb Sali Ram Berisha, doli brenda minutës në media dhe përshëndeti me gëzim e superlative, “arritjen e madhe të Serbisë në rrugën drejt BE”! Që pas hipjes në gjithë pushtetin e tij në 22 mars 1992, Sali Berisha ka regjistruar pothuajse një krim të ideuar, organizuar, nxitur, lejuar, mbështetur ose kryer direkt prej tij.
Ja 30 krizat bllokuese të Berishës, që e kanë lënë Shqipërinë jashtë BE
1. Dhjetor 1991: Opozita “Sali”, megjithëse iu kërkua të mos vepronte, krijoi 30 vatra zjarri, dhune e konfliktesh në Shqipëri, pas të cilave BE deklaroi: “Negociatat ndërpriten, opozita nxit lëvizje dhune”.
2. Janar 1992: PD krijon trazira e dhunë publike në Tiranë, Durrës, Vlorë, Kavajë, Shkodër, Elbasan. BE nuk firmos hapjen e negociatave, largohet nga Shqipëria, fajëson “populizmin” e Sali Berishës.
3. Në 8 Shtator 1992: Pushteti “Sali”, nuk pranon rekomandimet e BE dhe platformën e reformës politiko-ekonomike-administrative, ndalen negociatat.
4. Në 1 dhjetor 1992: Kjo marrëveshje rikthehet dhe në hyn në fuqi, por shkelet në 5 pika, duke pezulluar zbatimin e saj për 6 muaj.
5. Në vitet 1992-1993: BE dha mbi 1.5 miliardë USD ndihmë financiare, për nisjen dhe zbatimin e pikave fillestare të Marrëveshja së Tregti- Bashkëpunimit, por pushteti “Sali”, i shpërdoroi dhe kjo bllokoi financimet kapitale për 1 vit.
6. Mars 1992: BE planifikoi 20 milionë ECU fond për Shqipërinë, sipas projektit “CROSS BORDER”, të detajuar për segmentin Korçë-Kapshticë-Tri Urat, por pushteti “Sali”, u fut në konflikt fals me shtetin Grek për “5 çifte minoritarësh”, duke nxitur Greqinë të vendos veton për bllokimin e tyre.
7. Në vitin 1993: BE planifikoi përsëri 20 milion ECU për Shqipërinë, por përsëri pushteti “Sali”, hapi konflikt për lejimin e abetares greke në Dropull dhe Greqia vendosi veton bllokuese.
8. Tetor 1993: BE i kërkon pushtetit “Sali”, reformimin e sistemit të drejtësisë, sipas standarteve të BE, por drejtësia u mbush me kursantë 6 mujor, duke e detyruar BE të tërhiqet.
9. Data 30 korrik 1993: Pushteti “Sali”, arreston dhe burgos kreun e opozitës shqiptare Fatos Nano, duke shpërfillur kërkesat e BE për të ndalur këtë hap politik që synonte asgjësimin e opozitës, shkëputen raportet me BE për 6 muaj.
10. Në 16 mars 1994: U hodh ideja e “Korridorit 8-të” në vijën “EGNATIA” Durrës-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll, firmosur nga Klinton, Berisha, Glikorov, Zheliev, Ozal, por pushteti “Sali”, e devijoi në favor të palës greke duke e kaluar nga Selaniku këtë projekt, BE bllokoi financimin e negociatat, duke i shtyrë 1 vit.
11. Maj 1995: BE i kërkon pushtetit “Sali”, bllokimin e veprimtarisë së firmave piramidale, si kusht për të vazhduar bashkëpunimin por nuk u plotësua. BE pezullon 8 muaj, marrëveshjet në 6 sektorë: Hipotekë, arsim, shëndetësi, drejtësi, dogana, polici.
12. Në 3 mars 1996: Pushteti “Sali”, përfshihet në skemën për shkatërrimin e sindikatave, duke përdorur deputetin Azem Hajdari për uzurpimin e kreut të tyre, BE bllokon asistencës teknike në sistemin e administratës publike.
13. Në 12 maj 1996: BE dha alarmin për ngjarjet e ’97-ës, ndërsa FMN largoi nga Shqipëria përfaqësinë për shkak të krijimit të kolapsit ekonomiko-financiar prej piramidave të cilat pushteti “Sali”, nuk pranoi t’i mbyllte.
14. Në 14 nëntor 1997: BE u largua pa afat prej Shqipërisë, për shkak të gjendjes së luftës civile dhe shkatërrimit total të vendit, shkaktuar prej pushtetit “Sali”,
15. Shtator 1998: Ndërsa pritej nisja e negociatave për liberalizimin e vizave, opozita “Sali”, futi Shqipërinë në kryengritje te armatosur me shkatërrim institucionesh zyrtare e trazira fizike.
16. Në vitin 1999: BE miratoi nismën për Shqipërinë, Maqedoninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën e Serbinë, të quajtur “Procesi i Stabilizim-Asocimit” (PSA). Opozita “Sali”, nuk firmosi “Paktin e Stabilitetit” me qeverinë e PS dhe Shqipëria u përjashtua nga kjo marrëveshje për 1 vit.
17. Qershor 2000: KE i Feiras, vendosi që vendet e Procesit të Stabilizim-Asocimit, të jenë kandidatë për BE, por opozita “Sali”, në zgjedhjet lokale të tetorit 2000, krijoi trazira e konflikte në 10 qytete të vendit, me epiqendër Tropojën, duke përjashtuar Shqipërinë nga kjo mundësi deri në vitin 2002.
18. Nëntor 2000: BE vendosi në Zagreb të forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet Grupit të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, por opozita “Sali”, bojkotoi parlamentin dhe nisi protestat e sulmet mbi institucionet, ndaj kjo nismë u bllokua.
19. Qershor 2001: Këshilli i Ministrave i BE, miratoi raportin e KE dhe kërkoi projekt-mandat për hapjen e negociatave me Shqipërinë, përpara fundit të vitit 2001, por opozita “Sali”, nisi protestat e dhunshme në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe ky mandat negocimi “extra” u bllokua, mbasi opozita nuk ndali dhunën.
20. Dhjetor 2001: KE vendosi ta paraqes Projekt-Mandatin e negocimit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë, por opozita “Sali”, nuk njohu rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe nisi dhunën në kuvend, në mjediset publike e ndaj institucioneve shtetërore. Grupi Konsultativ BE-Shqipëri, ndaloi aktivitetin.
21. Në 21 Tetor 2002: Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE, vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë, me kusht paktin bashkëpunues për miratimin e ligjeve reformuese në drejtësi, dogana e ligjvënie, por opozita “Sali”, nuk bashkëpunoi me qeverinë, ndërsa BE bllokoi negociatat pa afat.
22. Në 31 Janar 2003: Hapen zyrtarisht negociatat nga Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi dhe Kryeministri Shqiptar Fatos Nano, por opozita “Sali”, nuk shkoi në seancën e posaçme të kuvendit, duke vazhduar dhunën e protestave të rrugës, BE shtyu miratimin për një kohë tjetër.
23. Në 20 qershor 2003: KE miratoi propozimet e KiE të Ballkanit Perëndimor, “Moving Toëards European Integration”, ku Shqipëria ishte përfshirë në fondin shtesë prej 230 milionë Euro për programet rajonale 2004-2006, por u përjashtua, mbasi nuk jepte garanci zbatimi, prej destabilitetit të krijuar nga agresiviteti i opozitës “Sali”.
24. Në 21 qershor 2003: Zhvillohet në Selanik, samiti “BE-Ballkan Perëndimor”, me objekt integrimin e vendeve Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, FYROM dhe Serbi-Mali i Zi, por asistenca për Shqipërinë u la jashtë “liste” për shkak të trazirave të krijuara nga opozita “Sali”, prej zgjedhjeve vendore.
25. Nëntor 2006: BE publikon raportin për nivelin e lartë të korrupsionit në pushtetin “Sali”, dhe mungesën e sigurisë për vazhdimin e reformave integruese, bllokon për 5 muaj bashkëpunimin për realizimin e MSA.
26. Mars 2008: Plas skandali i krimit ekonomik e njerëzor me 26 viktima në Gërdec, BE kërkon rishikim të negocimit të pikave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ndalon dhe anulon 12 projekte reformash në sigurinë kombëtare dhe administratën publike.
27. Shtator 2008: Pushteti “Sali”, largon dhunshëm FMN nga Shqipëria, reagon dhe tërhiqet BE me bllokim negocimesh për reformat, duke caktuar fund-vitin 2010 për liberalizimin e vizave.
28. Dhjetor 2010: Pushteti i Sali Berishës vret 4 demonstrues në qendër të Tiranës, BE kërcënon me përjashtim të Shqipërisë nga negocimet për Statusin e vendit kandidat.
29. Maj 2011: Pushteti “Sali”, shkatërron qëllimisht zgjedhjet vendore me manipulim, vjedhje vote e dhunim të opozitës, BE shkëput kontaktet me qeverinë dhe anulon pa afat dhënien e Statusit vend kandidat për Shqipërinë.
30. Data 12 tetor 2012: Raporti i BE njofton se refuzon dhe bllokon dhënien e Statusit si Vend Kandidat për Shqipërinë, vendi është në krizë totale politike-ekonomike e institucionale, qeveria e drejtuar nga Sali Berisha nuk ka përmbushur 12 detyrimet e lëna nga BE dhe KiE në 9 nëntor 2011./Perparim Halili