osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sot afati i fundit për dorëzimin e statutit të Asociacionit

Sot afati i fundit për dorëzimin e statutit të Asociacionit

Afati i fundit për dorëzimin në Bruksel të draftit të statutit për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është të shtunën.

Autoritetet në Kosovë, ende nuk kanë konfirmuar nëse është dorëzuar ose jo një dokument i tillë në Bruksel.

Më herët, Avni Arifi, shefi i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, së ekipi menaxhues, në bazë të një marrëveshjeje më të hershme në Bruksel, ka një privatësi të plotë në punë, dhe Qeveria e Kosovës është privuar nga mundësia e marrjes së më shumë informatave.

Nga ana tjetër, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “ekipi menaxhues ka pasur katër muaj kohë për draftimin e statutit të Asociacionit”.

Sipas BE-së, në kohën kur ky ekip e informon Brukselin për rezultatet e punës së tyre atëherë kjo do të diskutohet në takimet e nivelit të lartë në BE nga presidentët e Kosovës dhe ai i Serbisë.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi rritjen e gatishmërisë së institucioneve, në rast të, siç tha, çfarëdo prishjeje të rendit dhe ligjit.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë me lëvizje të pakta të qytetarëve.

“Policia e Kosovës është në krye të detyrave zyrtare dhe të parapara me ligj, por edhe në bazë të urdhrit operativ që ka dalë nga drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës. Që nga orët e hershme të mëngjesit asnjë zhvillim i çfarëdo lloj përmase që do të rrezikonte, cenonte apo prishte rendin publik, ose të rrezikonte ose cenonte sigurinë e përgjithshme, nuk ka ndodhur. Prandaj themi se është një ditë tërësisht e rëndomtë, e qetë dhe pa ndonjë zhvillim të çfarëdo përmase të sigurisë”, tha Hoti.

Ai tha po ashtu se ditëve të fundit KFOR-i ka paralajmëruar për disa ushtrime në kuadër të veprimeve të tyre të parapara.

“Qytetarët kanë qenë paraprakisht të njoftuar përmes mediave të ndryshme dhe qarqeve të tjera të komunikimit se është një zhvillim e sipër një ushtrim i KFOR-it dhe rrugët do të jetë më të stër-ngarkuara me prezencën e veturave të shumta të KFOR-it dhe besoj që edhe qytetarët e kanë të qartë një lëvizshmëri të tillë të makinerisë së KFOR-it nëpër rrugët qofshin ato rajonale apo lokale edhe të veriut të Kosovës, andaj është tërësisht e kuptueshme, e pranueshme dhe e qetë situata dhe nuk ka asnjë arsye për brengosje”, tha Hoti.

Nga ana tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një komunikate për media, ka thënë se Kosova është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje historike ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në komunikatën e Presidencës thuhet se “Republika e Kosovës do t’i përmbahet në përpikëri zotimeve për ruajtjen e qetësisë dhe mosrrezikimin në asnjë mënyrë të objektivave për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Në Serbi, është mbajtur mbledhja e Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë, ku u diskutua për Kosovën. Pas këtij takimi, për media ka folur drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë do të dëgjojnë apelin e Vuçiqit. Autoritetet përgjegjëse, ushtria, policia dhe shërbimet e inteligjencës i kanë marrë detyrat që lidhen me “parandalimin e operacioneve të agjencive”, tha Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Gjuriq tha se “është turp i madh që sot në Serbi duhet të flitet për sigurinë e serbëve në Kosovë dhe jo për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga ana e Prishtinës dhe për shkeljen e garancive të dhëna nga faktori ndërkombëtar”.

Më herët, mediat lokale në Serbi dhe Kosovë kanë raportuar se forcat e KFOR-it, kanë marrë në kontroll liqenin e Ujmanit, por zyrtarët e KFOR-it i kanë hedhur poshtë këto pohime.

Zyrtarët thanë se prania e trupave atje është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar për media i KFOR-it.

“KFOR nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë. Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t’i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

Liqeni artificial i Ujmanit në veri të Kosovës, është më i madhi në vend, por që menaxhohet nga serbët.