osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Raporti i Departamentit Amerikan të Drejtësisë: PD vetëm lobime 1 milion dollar sa katërfishin e PS dhe LSI

Raporti i Departamentit Amerikan të Drejtësisë: PD vetëm lobime 1 milion dollar sa katërfishin e PS dhe LSI

Vetingu në drejtësi po jep efekte të fuqishme, por miliona dollarë qarkullojnë dhe në politikë. Madje ka politikanë shumë herë më të pasur se gjyqtarë e prokurorë. Deri më tani askush nuk u ka kërkuar llogari. Por përveç politikanëve, në Shqipëri kanë kapital shumë të lartë dhe vetë partitë politike. Është mister se nga burojnë financimet e Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike.

Edhe pse në pamje të parë duket sikur këto forca politike shpenzojnë vetëm në fushatë, shifrat flasin ndryshe. Vetëm në dy vitet e fundit PD, PS dhe LSI kanë shpenzuar rreth 1.5 milionë dollarë vetëm për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një raport me të gjithë kompanitë lobuese në SHBA dhe një kapitulli i është kushtuar vendit tonë, ku tregohen detaje nga kontrata e lidhur nga 3 partitë kryesore në vend. Ajo që vihet re është se dominon PD, si partia që shpenzon më shumë për lobime.

Detajet e raportit

Sipas raportit, Partia Socialiste fillimisht ka lidhur marrëveshje me “Ballard Partners”, me afat një vjeçar. Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 1 prill të 2017 dhe ka skaduar më 31 mars 2018. Pakti është arritur mes drejtorit të Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga dhe kreut të kompanisë. Kostoja e kësaj marrëveshje ka qenë 20 mijë dollarë në muaj, ose 240 mijë dollarë në vit. Sa i takon PD, ajo ka arritur fillimisht një marrëveshje me “Barnes & Thornburg, LLP”, për 6 muaj dhe kostoja e lobimit ka qenë 50 mijë dollarë në muaj, pra 300 mijë dollarë në total.

Më vonë është firmosur një marrëveshje me “Baron Public Affairs, LLC”, me një afat tre mujor dhe me kosto15 mijë USD në muaj, pra 45 mijë dollarë. Kontrata e fundit është me “Muzin Capitol Partners, LLC”, ku ka pasur një kosto prej 675 mijë dollarësh. Bëhet fjalë për kontratën për të cilën PD është nën hetim në Shqipëri dhe në SHBA. Së fundmi PD ka arritur një marrëveshje me kompaninë “Sonoran Policy Group LCC”, që do ketë kosto 40 mijë dollarë. Nëse kthehemi te LSI, kjo parti ka firmosur fillimisht një kontratë me “Global Security and Innovative Strategies, LLC”, me një kosto prej 267,804 dollarë për 6 muaj. Në Janar 2017 LSI ka paguar dhe kompaninë e lobimit “McKeon Group” me 15 mijë USD. Nëse i mbledhim shpenzimet e të gjitha partive, rezulton se në dy vitet e fundit kanë shpenzuar për lobime plot 1.582.000 USD. Në KQZ këto parti kanë deklaruar shumë herë më pak.

Problemet e PD-LSI

PD dhe LSI u bënë objekt i investigimit të “Mother Jones”, pasi u zbulua se kishin bërë lobime përmes kompanive ruse dhe kompanive fantazmë. PD rezultoi se ka lidhje me rusët dhe ka mashtruar në KQZ me deklarimet për shpenzimet që ka bërë për lobime. Ndaj saj ka nisur një hetim nga prokuroria dhe madje në SHBA po hetohet kompania. LSI nga ana tjetër ka kontaktuar me kompani të panjohura dhe ka shpenzuar shumë para që Ilir Meta të merrte pjesë në inaugurimin e Trump. Është mister se përse partitë shqiptare paguajnë kaq shumë për lobime, pasi populli nuk mund të gënjehet me foto apo vizita në Kongresin Amerikan./Kliti TOPALLI/sot