Prej disa ditësh ka shpërthyer debati për ndryshim kufijsh mes Shqipërisë dhe Kosovës, deklaratë e artikuluar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Duke komentuar mënyrën e dirigjimit të një deklarate të tillë Arjan Nikaj shkruan:
“Kërcënime të pa qena hodhi në publik Oligarkia kriminale e trembur se rrezikun e ka te porta. Inferiorët nuk mund të sulmojnë Departamentin Amerikanë të Shtetit që lëshon “bomba” drejt institucioneve të Tiranës tiranike.
E shurdhëruar nga politika e nivelit të ambasadorëve, me largimin e Lu dhe Vllahutin ngelur pa targetin antiperendimor; shpiken ndarje territoresh. Ngaqë e kanë të pamundur të çojnë sinjale mosdakortësie po kërcënojnë me destabilizim të Ballkanit sikur këtë e bëka të mundur kumandar Thaçi me Kumandar Metën që po plasi ndonjë “luftë” do u vijë era gjak.
Aq më tepër që luftën e ndarjes së territoreve po e bënin maxhordomët e Oligarkisë të konsideruar të besueshëm për perëndimin. Trembja qenka serioze.
Trutë e plakur nuk mund t’i ndezin shqisat për të ndjerë temperaturën e lartë që po kalon rajoni, jo për luftrat, as për ndarjen e kufijve, po për eleminimet e Krimit të Organizuar që do të pasojë; pavarësisht shpëtimit rastësor të ndonjë korraku qafërrjepur.”