Nëse do të kishte qenë vetëm shoqëri dhe marrëdhënie pune nuk do kishte përfunduar në atë mënyrë. Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi nuk flasin më dhe ky është një argument mjaft bindës për të besuar se ata kanë qenë në një lidhje dashurie, edhe pse nuk e kanë pranuar kurrë.
Por Elvana sapo ngriti sërish dyshimet me postimin e saj në Instagram. Në një nga fotot e postuara, ajo e shoqëronte me shkrimin “Harrohet, oh sa shpejt harrohet çdo e mirë”, pjesë nga teksti i këngës “Më fal”.
Kjo, ashtu siç ka pohuar vetë Elvana, është dhe një nga këngët e preferuara të saj. Pas postimit, shumë fansat komentuan se kjo i është dedikuar Florit. Pas kësaj, Elvana Gjata ka fshirë foton, duke ngritur kështu edhe njëherë dyshimet.