Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama u fotografua teksa po vizitonte kroçerën ‘Le Lyrial’ e cila prej mëngjesit të sotëm ishte vendosur në portin e Sarandës.
Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber, ka treguar detaje sa i takon kësaj vizite të Ramës.
Ambasadorja shkruan në rrjetet sociale se 70 kompanie amerikane kanë ndaluar ditën e sotme në Sarandë dhe kanë shprehur interesin për të biseduar drejtpërdrejt me kryeministrin.
“70 kompani amerikane ndalojnë një ditë në #Sarandë, të interesuara të bisedojne drejtëperdrejtë me KM shqiptar @ediramaal.
Sot është rritur interesi dhe flitet shumë për #Shqipërinë si një mundësi e re investimesh amerikane në rajonin tonë”, shkruan ambasadorja.