A vërtet është kaq e varfër Shqipëria me intelektual të ketë një president të tillë. Në intervistat e ndryshme të bërë në kohën kur ishte president i zgjedhur, por akoma pa marre detyrën, sinqerisht ndjehesh i çuditur, se si mund të jet në krye të shtetit, një klloun dhe mediokër i pafytyrë si Ilir Meta, i cili pretendon se ishte shpëtimtari në atë post, duke pretenduar se ai u zgjodhe president, sepse u detyrua, për shkak të krizës artificiale, që krijuan dhe ushqyen dy njerëz që janë Rama dhe Basha.
Por ja çfarë deklaronte presidenti i zgjedhur, që sot po zgjedh të tallet deri në shtator, duke u përpjekur që të krijoi kriza të paqena, sipas kërkesës së porositëses … vejushës së tij Monika Kryemadhi:
1. Demokracia në Shqipëria është përpara një rreziku serioz. Përpjekje tërësisht të pandershme të këtyre dy individëve, jo të PD-së dhe PS-së, por të këtyre 2 individëve, të cilët janë bërë bashkë kundër standardit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe kanë krijuar në një mënyrë të errët dhe transparente një task-forcë, të dy bashkë, e cila po funksionon si një gestapo duke shkelur të gjitha ligjet e shtetit, duke dhunuar statusin e nëpunësit civil dhe duke krijuar probleme mjaft serioze për reformën e administratës publike duke e zhbërë atë praktikisht.
2.Basha përfaqëson Rilindjen më mirë se çdo rilindës tjetër në Partinë Socialiste sot. Nuk jam këtu për të bërë këto komente. Këtu jam për t’ju thënë këtë gjë.
3.Ajo që po ndodh në Shqipëri sot është: 2 individë janë bërë bashkë kundër një sistemi demokratik.
4.Ata kanë frikë nga transparenca, ata kanë frikë nga situata që kanë në terren, ata po e përdorin këtë task-forcë si një gestapo për të frikësuar njerëzit sepse mendojnë që votat merren duke punësuar apo duke ç’punësuar dhe përgjigjen do ta marrin më 25 qershor.
5. Thyerja me Ramën ka filluar që pas zgjedhjeve lokale, në zgjedhjet e vitit 2015
Kur u hap çështja CEZ-DIA?
Jo. Kur doli rezultati i zgjedhjeve. Më pas u hap edhe kjo çështje. Por, le të vazhdojmë, se këtu mund të kthehemi më vonë, në qoftë se doni ju, për ndonjë retrospektivë të marrëdhënieve.
Në rastin e dytë, mendoj, shqetësimi i tij ishte se ai i donte zgjedhjet pa opozitën. Ky është një fakt i vërtetë.
E futi, faktikisht, i lëshoi opozitës çdo gjë që ajo desh…
E futi për ta përdorur Lulzim Bashën kundër zgjedhjeve. Nuk e futi për të garantuar standardin e zgjedhjeve.
Rama po përdor Lulzim Bashën?
8.Absolutisht. Kjo është shumë e qartë. Nuk besoj se ka njeri në Shqipëri që nuk e ka vënë re këtë gjë, dhe e gjithë marrëveshja e tyre është një përpjekje e dy individëve kundër zgjedhjeve, për të zgjidhur problemet e tyre brenda partive, siç i zgjidhi Basha problemet brenda PD-së, duke zhdukur nga lista tërë ato personalitete të PD-së, pa e mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike.
9. Unë jam takuar edhe me z. Basha gjatë kohës së çadrës.
Jeni takuar?!
Po, bashkë me dy persona të tjerë, një nga të dy ka qenë z. Vasili.
Këto gjëra i kam thënë z. Basha, më dëgjo me vëmendje: “Për çështjen e drogës dhe të dekriminalizmit ke të drejtë”. Ne këtë çështje e kemi mbështetur para PD-së, PD–ja u kujtua për drogën vetëm pasi humbi Bashkinë e Peshkopisë, i duhej edhe si justifikim. “Ne i mbështesim, sepse këto janë vërtet një problem shumë i madh për vendin dhe për zgjedhjet e të tjerë, edhe angazhimi i banditëve, i të fortëve, kriminelë”, e ku di unë. Për punën e z. Rama i kam thënë: “Mos prit të dalë LSI-ja në çadër”, sepse ishte një variant që të dalë LSI-ja në çadër.
10. Përpjekjet për të bërë kurban LSI-në janë më të hershme, janë që në vitin 2008, pasi z. Rama u rizgjodh në vitin 2007 me votat e LSI-së.
A keni frikë nga marrëveshja Basha-Rama?
11. Që ta dini ju dhe ta dinë të gjithë shqiptarët: nuk kam pasur frikë nga Berisha dhe nga Nano bashkë, jo të kem frikë nga Tomi dhe Xherri bashkë.
Çdo të thotë: Tomi dhe Xherri bashkë? Ju po quani Ramën dhe Bashën “Tomi dhe Xherri”?
12.Për aq kohë sa ata do të mendojnë që mund të luajnë me fatet e popullit shqiptar, me zgjedhjet e lira dhe demokratike, mund të frikësojnë njerëzit me praktikat më të fëlliqura, që shqiptarët i kishin harruar që nga koha e policisë së të ndjerit Gazidede, duhet ta dinë që janë të pashpresë dhe republika e tyre e oligarkisë do të arkivohet një herë e përgjithmonë më 25 qershor. Nuk ka shanse të ndryshojë vullnetin qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Nuk ka komedi që i tremb shqiptarët.
Pse nuk qëndruat në politikë që të përplaseshit me ta, por pranuat që ata t’ju nxjerrin në një lloj pensioni politik, duke ju zgjedhur President?
13. Nuk kam dalë në pension. Do të ketë surpriza. Jua kam thënë me kohë këtë. Do të ketë surpriza që nga rezultati i zgjedhjeve.
Kini durim deri në 25 qershor! Prisni, se do të ketë edhe 26 qershor! Ajo që dua t’ju them është vetëm kaq: mua më interesojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe që këta të dy të heqin dorë nga skenarët e tyre për të frikësuar njerëzit, për t’u bërë presion njerëzve
14. Basha pranoi të jetë një flutur më shumë në zyrën e Edi Ramës, duke braktisur kauzat e opozitës dhe duke u keqpërdorur për herë të tretë kundër Ilir Metës.
Pse jeni kaq i nervozuar me Bashën?
15. Nuk jam i nervozuar, jam shumë i qetë. Absolutisht, jo. Unë nuk jam nervozuar me doktorin, jo të nervozohem me Bashën.
Pse për herë të tretë?
Jua them unë. Herën e parë ai u keqpërdor nga Rama dhe nga Tahiri te çështja Doshi–Fufi. Ishte një kombinim i të dyja palëve.
Edhe i Bashës?
Po, patjetër. A nuk e mbani mend ju? PD-ja, që mbështeti gjithë atë kauzë që Ilir Meta do të vriste këta dy deputetë, ka humbur ka humbur për tri javë (këtë ua kam thënë të gjithëve), 7% të elektoratit të saj. Një opozitë nuk duhet të humbasë as 1% të elektoratit në vit, se opozita nuk mban përgjegjësi për ndonjë gjë në këtë vend.
Lulzim Basha mos ta gjejë fajin te LSI-ja pse po i ikin njerëzit.
Herën e parë tha se do të përdoret për çështjen “Doshi-Fufi”.
Herën e dytë ai u përdor për çështjen “CEZ-DIA” pas zgjedhjeve lokale në vitin 2015, ku Partia Demokratike…
PD-ja heshti për çështjen “CEZ”.
Jo, jo, PD-ja jo vetëm nuk heshti, por ishte pjesë e kësaj gjëje edhe z. Basha. Në një moment tepër delikat për qeverinë “Rama”, kishin një skandal tjetër ata, e spostoi vëmendjen me një deklaratë të regjistruar më parë, jo të bërë atë ditë, pasi doli një shkrim i orkestruar te BIRN-i, që ishte tërësisht manipulativ, ku fliste gjoja për një ish-Kryeministër dhe aludonte që ky isha unë, ndërkohë që ishte e qartë se ishte një ish-Kryeministër tjetër, i një qeverie teknike, që kishte përfituar nga “CEZ-DIA”.
Sipas jush, këtë e organizoi Rama?
Sipas z. Basha, me të cilin jam takuar dhe ka bërë një autokritikë për padijeninë e tij, kjo ka qenë e organizuar nga z. Rama, pra sipas tij.
Jeni takuar atëherë, apo në takimin e fundit? Jeni takuar edhe në rastin e “CEZ-DIA”?/Ekskluzive .al