Pas miratimit të një rezolute nga Kuvendi për diasporën ku adresohet për herë të parë vota e emigrantëve, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, nga studio e ERTV, foli për angazhimin e qeverisë shqiptare për të garantuar votën e tyre.
“Votimi është një moment shumë i rëndësishëm. Rezoluta që u votua e nënvijëzon dhe i kërkon Komisionit të Reformës Zgjedhore që të marrë sa më shpejt një vendim për këtë çështje.
I takon këtij komisioni vendimi. Ajo që po diskutojmë është mënyra si do ta realizojmë votimin e emigrantëve”, tha Majko.
Ministri theksoi se me iniciativën e kësaj qeverie do të miratohen edhe këto tre ligje të rëndësishme ligjin për diasporën, ligji për fondin e zhvillimit të diasporës, ligjin për ngritjen e agjencisë kombëtare të diasporës.
Majko njoftoi, se në çdo bashki të vendit do të ngrihen zyrat e diasporës dhe të emigracionit.