osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dy libra të botuar dhe dy të tjerë në proces, një udhë e frytshme krijimtarie e Uarda Vatocit

Dy libra të botuar dhe dy të tjerë në proces, një udhë e frytshme krijimtarie e Uarda Vatocit

Përgatiti Cesk Gjoni

Uarda Vatoci është 30 vjece dhe banon në Tirane… ka lindur në Tropojë me 12 janar të vitit 1988, Krijimtaria e saj është e frytshme ku dy librat të botuar dhe dy tjere në proces js kanë begatuar jeten  në kete vit të 30 -t të jetës së saj

Qe në vogëli atje në bjeshkë u muar me vjershen..Një shkruaj e një fshij . Që të mbetej ajo çka duhej.

Kur shkoi në maturë mblodhi poezite me të bukura neper  vite dhe  me pikantet i rrjeshtoi në një libër.. E titulloi “Dallgë malli”…Keshtu Uarda pati dy raste për t’i mbajtur mend në jetë, se edhe mori dëftesën si gjimnaziste e shkëlqyer në Tirane, por edhe libri i botuar i dha vlerësimin si një talente e re në fushën e krijimtarisë.

Dhe..me të vertete Uarda është një  zë tingellues që vërtet nuk të flet me plotfuqishmerine e zërit të një poeteshe pasi duhet udhë e udhë …por ky ze te tërheq vëmendjen në “këtë vëllim poetik me 145 vjersha.  Shkruan me modesti Uarda,e nuk “fluturon” te poemat apo poemthat se janë ‘kafshatë” që mund të kaperdihen më vone.

Shkruan thjesht vjersha me   3-4 strofe,rimojne ne harmoni vargu me varg e fjala me fjalë

“SI THUA TA HEDH/ KETE LULE NE UJVARË!! ?!”/ KA VRULL TE MADH,/ POR JO PER TE VRARË.”

Keshtu shkruan Uarda dhe   vjershat e saj janë nje gërshetim poetik ndermjet fjalevet,rrjeshtit e strofës..

Ka tematike shumë të larmishme dhe vjen si mozaikët shumëngjyrësh… Ajo shkruan për natyrën,për pianon,për ëndrrat,i bën portret vetes, shkruan per nje te moshuar, .   Fjalet e saja janë të mbartura me emocione.

“EMOCIONI ME NGJYROSTE/ME RREZET E DIELLIT,/ DHE HËNA NATEN PERSOSTE /ME YJET VJEDHUR QIELLIT.. ”

Siç shikohet në këto vargje të një poezie por edhe shumë vjersha të tjera  thekën e preken nga nga meditimi.

Ka.edhe mbrujtje me një farë  ndjenjë pesimizmi. Ja ka kultivuar ndoshta koha  e adoleshencës e ngarkuar me vitet e vështira të tranzicionit pra në moshën më të re…

“PAS PERËNDIMIT/ FSHIHET DIELLI,/KOHËS I ZBEHET RREZJA/TERRI HA DITEN…/E FJETUR DO TE JEM/DHE UNË NJE DITE/PAS PERENDIMIT

Kështu thuhet por edhe. “Hena pushon mbi vargje lotësh”,Vitet vijnë e ikin me furtunë” sa “Tretim jetën në muranen e harresës”,   Uarda  flet për dashuri të trazuara që i cilëson si “Puthje të vyshkura”

Tulatesh paksa për fundin e sjellur por e harron shpejt pasi nuk harrohet kurrë fjala e gjetur,ajo fjalë e sjellur që mbahet mend gjate…

Uarda  në fund të fundit edhe tregon se ka besim në udhën e nisur si per jetën, edhe për veten.! Se ka “Trokitur siç thotë ajo, në një portë dhe ka “hedhun çapëzen e parë” por duke trokitur në një tjetër do të “hap udhëzen e mbarë “.

Uarda e paska patur fjalën edhe për krijimtari.e vet.  Me besim se do të nxjerrë diçka në dritë , trokiti ne dyert e një romani.

‘Trendafilat e shiut”ështe romani i saj parë. Është një fjalë goje të thuash se  shkruaj.roman por kërkon goxha mend dhe kohë të gjatë që tja thuash!Nuk ecën ai me një të rënë lapsi!.  Eshtë 18 vjeçe Uarda dhe dëshira për të shkruar ne prozë ,për aq ma tepër në gjininë me të vështirë mbetet thjesht dëshirë Pasi qëllon qe pas botimit të romanit  ai të harrohet në vitrinat e librave siç po ju ndodh rëndom disa krijuesevet të rinj. E ,kur harrohet romani ikën edhe emni.

Me Uarden nuk ndodhi keshtu. Romani i saj nuk u end  neper librari,pasi është në duart e lexuesevet te shumte .

Dhe ,ndodh qe në këtë liber nuk shikon sa fletë jane andej nga fundi por  sa shpejt po ikin fletët këtej nga fillimi  dhe gjatë gjithë leximit të romanit.. Shtjellohet ky libër me një  gjuhë të kuptuar ku të aktivizon ne mendje qartë e rrjedhshëm veprimet e personazheve  sa improvizohet imazhi i gjithë ngjarjes se shtjelluar në këtë libër .

Çka është e veçantë romani vjen intrigues dhe kjo është  meritë e romancieres së re qe të ‘”gozhdon” pas faqevet njëra pa tjetrës dhe që na e bjen këtë vepër letrare të bukur.

Linja kryesore e romanit ajo e dashurisë mes Vanesës dhe Edisit, vërtet shpërthen si trëndafili por më pas vjen rrebeshi që lag keqas këto dy trëndafila.

Mbetesh  plot ankth i përfshirë në këtë “furtunë” sa shikon veten në faqen e 273-t te fundit të romanit .

Libri ka dy  personazhe kryesore Vanesën dhe Edisin .veprimet  tyre  të ngarkuara nga një xhelozi e natyrshme e Vanesës.  pështjellon keqas linjën e dashurisë ndërmjet tyre. Madje po shkohet ne vendime fatale.Të duket se kemi nje ngjyrim Shekspirian çka do na dhuronte thjesht një imitim,me një fund tragjik edhe të këtyre personazheve . Por Uarda nuk ka rënë në këtë grackë..Përgatiti një personazh të tretë Olsin,që me karakterin e tij fisnik​ mendon e vepron në të mirë të këtij  çiftit

Ndjen  gezim e ngazëllim  për fundin e ngjarjes në roman, përshkruar në një mënyrë aq prekëse,aq mallëngjyese aq panoramike e aq te natyrshme sa veshtire të harrohet se si përcillet detaji përfundimtar i bashkimit të lumtur te këtij cifti çka e bën këtë roman me të vërtetë të lexueshëm,te pëlqyer e të paharruar.