osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Thaçi: T’i themi po bashkimit me Preshevën! Kosova dhe Serbia drejt shkëmbimit të territoreve

Thaçi: T’i themi po bashkimit me Preshevën! Kosova dhe Serbia drejt shkëmbimit të territoreve

Siguria e Thaçit se bashkimi i Preshevës me Kosovën do të ndodhë pa luftë dhe në mënyrë paqësore, tregon se Prishtina dhe Beogradi janë marrë vesh për shkëmbimin e territoreve.

“Unë dua dhe kërkoj që të jemi sa më të bashkuar në këtë proces konsolidues të shtetit tonë dhe perspektivës euro-atlantike. Kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj unitetin e partive politike parlamentare, jo për vete sepse unë nuk kurrë i kam ikur përgjegjësive të mia. Kërkoj një gjë të tillë për të mbrojtur sa më mirë interesin shtetëror dhe për të legjitimuar kërkesat politike dhe historike të shqiptarëve të Preshëves, Medvegjës dhe Bujanocit për t’iu bashkuar Kosovës. Unë nuk po arrij të kuptoj hezitimin në rastin më të mirë derisa në rastin më të keq, refuzimin e individëve ose të ndonjë partie politike për t’iu bashkuar kësaj kërkese dhe mundësie unike historike për t’i përmirësuar sado pak gabimet që kanë ndodhur në kurriz të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”, është shprehur Thaçi.

Thaçi kërkoi që Prishtina t’i thotë po kërkesës së shqiptarëve në Luginë për t’u bashkuar me Kosovën, pasi institucionet nuk mund të injorojnë një mundësi të tillë të papërsëritshme, e cila nuk do të jetë e hapur për shumë kohë.

“Tani institucionet shtetërore dhe qytetarët duhet të jenë të qartë lidhur më kërkesën legjitime të përfaqësueves politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kërkesë të cilën e kanë institucionalizuar për bashkëngjitje me Kosovën. Përgjigja jonë ndaj kësaj kërkese duhet të jetë e qartë dhe jo e mjegulluar apo e kamufluar me teori të tejkaluara konspirative. Shteti i Kosovës dhe institucionet tona nuk guxojnë t’i mbyllin sytë dhe ta injorojnë një mundësi të tillë historike, të papërsëritshme. Kjo mundësi e krijuar nuk do të jetë e hapur dhe e mundur përgjithmonë. Këtë duhet ta kuptojmë të gjithë, edhe në Prishtinë dhe më gjerë. Në rast se nëse humbet momentumi i tillë, kot do të derdhim ‘lot krokodili’ më vonë, të gjithë”, tha Thaçi.

Presidenti kosovar ka theksuar se ky bashkim është e drejtë historike dhe ka mundësi që të realizohet në mënyrë paqësore, pa luftë.

“Duhet të bashkohemi dhe t’i themi ‘po’ kësaj kërkese krejt racionale, të drejtë dhe historike e cila ka mundësi të realizohet në mënyrë paqësore. Unë i siguroj qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit se deri në fund do të bëj përpjekje që vullneti i tyre politik dhe e drejta historike të realizohet”.

Siguria e Thaçit se bashkimi i Preshevës me Kosovën do të ndodhë pa luftë dhe në mënyrë paqësore, tregon se Prishtina dhe Beogradi janë marrë vesh për shkëmbimin e territoreve. Kjo konfirmohet edhe nga deklarata e Thaçit e bërë po në këtë konferencë lidhur me korrigjimin e kufirit midis dy shteteve, që do të shtrihet në një hapësirë prej 400 km.

“Në funksion të realizimit të kësaj kërkese legjitime që për mua paraqet mundësi reale (bashkimi me Preshevën), kam thënë publikisht se Kosova duhet të jetë e gatshme të marrë në konsideratë opsinion e demarkimit, korrigjimit të kufirit me Serbinë. E ritheksoj, do të jenë diku rreth 400 km që do të ndodhë vënia e kufirit Kosovë-Serbi, pra korrigjim i kufirit mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Hashim Thaçi.

“Jam i vendosur që këtë betejë politike dhe historike ta dërgoj deri në fund, i bindur se kjo është në përputhje me interesin shtetëror dhe qytetar”, është shprehur presidenti i Kosovës.