osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Histori dështimi me komisionet hetimore, askush nuk doli para drejtësisë!

Histori dështimi me komisionet hetimore, askush nuk doli para drejtësisë!

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë dështuar sa i takon komisioneve hetimore. Vetëm në katër vitet e fundit Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë nisur investigimin për 9 çështje nga të cilat askush deri më sot nuk ka dalë para drejtësisë. Edhe pse dy partitë politike shpesh i kanë ngritur me bujë dhe me shpresë të madhe komisionet hetimore, puna e këtyre komisioneve asnjëherë nuk ka shkuar deri në fund.

Pak ditë më parë gazeta e deklaroi se dhe Komisioni Hetimor i Tahirit do të dështonte për shkak se me mbylljen e sesionit parlamentar, komisionit do t’i mbaronte afati i punimeve. Detaj që sot është konfirmuar, pasi Komisioni Hetimor që PD ngriti për të identifikuar lidhjet e ish-ministrit Tahiri me drogën, me përjashtim të dy mbledhjeve të para ku u hodhën akuza e kundërakuza mes palëve politike, nuk e përmbylli misionin pasi deputetët nuk u mblodhën më duke zvarritur punën hetimore.

Por teksa i fundit ndër komisionet hetimore ka qenë ai për çështjen “Tahiri”, në katër vitet e fundit, gjatë 2014-2018, janë ngritur nga PS dhe PD dhe 8 komisione të tjera. Me ardhjen në pushtet të socialistëve, PD ngriti një komision hetimor në lidhje me shkarkimet e bëra në administratë. Nën kryesinë e deputetit Genc Pollo, PD ngriti një komision hetimor me qëllim që të verifikonte ligjshmërinë e emërimeve dhe shkarkimeve në administratë por që për fat të keq nuk e përmbylli misionin e tij. Krahas këtij komisioni demokratët ngritën dhe një tjetër komision për të verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore për shkak të bllokimit që pati sistemi për disa ditë. Nën drejtimin e Arben Ristanit, komisioni edhe pse arriti të mblidhte të dhëna, nuk arriti të bënte asnjë kallëzim penal në lidhje me çështjen e bllokimit të serverëve.

Prokuroria “hedh poshtë” PS

Por edhe pse shumica e komisioneve hetimore kanë dështuar, socialistët kanë arritur që të çojnë njërin prej tyre deri në fund si dhe të bëjnë pranë organit të akuzës kallëzim penal. Komisioni hetimor i ngritur nga socialistët për privatizimin e OSSH nga ana e PS, arriti në konkluzionin se djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka qenë i përfshirë në aferë së bashku me sekserin Nuel Kalaj. Por edhe pse kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla bëri një kallëzim penal në prokurori, organi i akuzës deri më sot nuk ka ndërmarrë asnjë veprim duke hedhur poshtë punën e komisionit.

Sakaq, në lidhje me çështjen CEZ, edhe PD ka ngritur një komision hetimor për çështjen e rimarrjes nga shteti të 76% të aksioneve të CEZ Shpërndarje. Komision që përfundoi punën pa arritur në asnjë konkluzion. Por krahas komisioneve të ngritura për çështjen CEZ, PD gjatë këtyre viteve ka ngritur gjithashtu edhe 4 komisione të tjera, analizon Sot. Një komision për shkarkimin e anëtarëve të KLD Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, një tjetër në lidhje me akuzat për përfshirjen e Forcave të Armatosura në veprimtari të kundërligjshme, për çështjen e përgjimeve dhe pajisjen Imsi Chatcher, si dhe për kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit. Komisione që janë mbyllur pa asnjë përfundim dhe që më së shumti veçse kanë shkaktuar kosto ekonomike.