Prokurori Dollapaj kalon me sukses Vettingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore për prokurorin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Arben Dollapaj.
Prokurori Dollapaj ka qënë vetë i pranishëm në seancë, pa praninë e avokatit përballë trupës gjykuese, e cila përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, të cilëve u ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë.
Dollapaj i është nënshtruar të tria kritereve të përcaktuara ne ligj për Vettingun. Ai është i pranishëm vetëm në seancë, pa avokat. Trupa gjykuese drejtohet nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici relator dhe Brunilda Bekteshi.
Kujtojmë që prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje.
Në seancë Dollapaj ka deklaruar se nuk e ka tërhequr dosjen pranë KPK, pasi e ka çmuar si të panevojshme.
“Për procesin e hetimit administrativ jam njohur hap pas hapi”, ka qenë kjo deklarata e tij.
Ndërkohë që relatori Olsi Komici deklaron se sipas raportit nga ILDKPKI: Deklarimet e tij janë të sakta sa i përket pasurisë nuk ka probleme.
“Hetimi i KPK përfshiu pasuritë; Apartament 76 m2 në Bajram Curri, shtëpi e prindërve. Banesë në Tiranë apartament e blerë 9 milion lekë, 20% pronar në një banesë në Tropojë (në Valbonë) në ndërtim e sipër vlera 5 milionë lekë jo përfundimtare, 9 mijë lekë llogari bankare, një llogari tjetër në bankë me vlerë 12 mijë euro, kredi 5 mln lekë”, deklaroi relatori Olsi Komici.
Po ashtu KPK deklaron se është kryer dhe hetim për pasurinë e gruas së Dollapajt dhe rezulton se është bashkëpronare së bashku me bashkëshortin në një banesë në ndërtim e sipër në Bajram Curri.
Sipas relatorit Komici në lidhje me banesën 119 metra katrorë në Selitë, Dollpaj rezulton se e ka blerë më kursime, ka marrë një hua 25 mije dollarë nga vëllai në SHBA qe ia ka çuar paratë nga banka në bankë. Por për këtë banesë nuk ka deklaruar një shtesë kati.
Edhe Artur Malaj kalon vetingun
Gjytari i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë Artur Malaj kalon me sukses Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Malaj, duke e konfirmuar në detyrë.
“Trupi gjykues pasi dëgjoi zotin Malaj, e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit trupi gjykues, vendosi konfirmimin në detyrë të zotit Artur Malaj”, deklaroi relatorja Genta Tafa Bungo.
Artur Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në vitin 2013; kur u emërua nga presidenti i Republikës si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Malaj ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artur Malaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Artur Malaj zotëronte një pasuri me vlerë 750 mijë lekë në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë. Referuar deklaratës së tij fillestare, ai kishte 4500 metër katrorë tokë të përfituar nga ligji 7501 dhe ai i kthimit dhe kompensimit të pronave, një automjet dhe 300 mijë lekë kursime në cash.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Malaj rezulton e rritur me 47 herë, duke kapur shifrën 35.5 milionë lekë. Pasuria familjare e zotit Malaj ndahet në 27.9 milionë lekë likujditete në bankë, 7.2 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe një automjet në vlerën e 300 mijë lekëve.