osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hapet rruga për luftën antikorrupsion, piketohen 4 gjyqtarët dhe prokurorët e parë të SPAK, vihen në lëvizje SHBA-BE

Hapet rruga për luftën antikorrupsion, piketohen 4 gjyqtarët dhe prokurorët e parë të SPAK, vihen në lëvizje SHBA-BE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka hapur rrugë ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Vetingu po jep rezultate çdo ditë, por të gjithë janë duke pritur SPAK, strukturën që do të hetojë dhe arrestojë ata që ngelin në veting, por dhe ministra, deputetë, ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në afera. Brenda pak ditësh mbyllet rivlerësimi i 57 emrave në listën prioritare, por ndërkohë ka përfunduar me sukses vetingu për 17 kandidatë të KLGJ dhe të KLP.

Këto dy organe do kenë secila nga 11 anëtarë, 5 vijnë nga juristët e shoqëria civile dhe 6 nga gjykata e prokuroria. 5 emrat e parë janë zgjedhur tashmë nga Kuvendi dhe kanë mbetur përfaqësuesit e prokurorisë dhe të gjykatave. Shumë shpejt pritet që Konferenca Gjyqësore dhe Këshilli i Prokurorisë të mblidhen dhe të zgjedhin emrat. Pas kësaj hapet menjëherë rruga e SPAK. Ligji e ka të përcaktuar se dy muaj pas ngritjes së KLGJ e KLP ngrihet SPAK.

Piketohen emrat e parë

Përveç kalimit të 17 kandidatëve të KLGJ e KLP, komisioni i vetingut ka dhënë dhe një tjetër ndihmesë në ngritjen e SPAK. Në listën prioritare janë 4 emra që vijnë nga radhët e Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Të katërt këta emra e kanë kaluar vetingun dhe janë në garë për KLGJ dhe KLP. Por njëkohësisht ata tashmë janë futur dhe në garën për anëtarë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ditën e djeshme u konfirmua në detyrë prokurori Gentian Osmani, ndërsa para tij kaluan vetingun edhe Prokurori Besnik Muçi, me gjyqtarët: Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj. Sipas ligjit, prokurorët dhe gjyqtarët e Krimeve të Rënda që kalojën vetingun, automatikisht kanë të drejtë të bëhen pjesë e SPAK, vetëm nëse vendosin ata të tërhiqen.

Por duke qenë se ata kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e KLGJ dhe e KLP, jepen sinjale se mund të pranojnë të jenë pjesë e SPAK kur ky organ të jetë gati. “Prokurori në detyrë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë ose të Apelit qëndron në pozicionin e tij deri në momentin e krijimit të Prokurorisë së Posaçme, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII, të këtij ligji, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli i Lartë Prokurorisë cakton në mënyrë të përhershme prokurorët në Prokurorinë e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në ligj. I njëjti përcaktim vlen dhe për gjykatësit.

Roli i ndërkombëtarëve

Gazeta ka mësuar se në vjeshtë SHBA dhe BE do të sjellin në Tiranë ekspertë të ndryshëm që do të merren me ngritjen e SPAK dhe të Byrosë së Hetimit. Ligji e ka përcaktuar se aty do të ketë një njësi të posaçme ku do ketë agjentë të huaj dhe të FBI. Amerikanët dhe Brukseli do sjellin pajisje dhe po ashtu do të orientojnë autoritetet shqiptare se si duhet vepruar që këto dy organe të jenë funksionale. Po ashtu që në shtator pritet që të nisë trajnimi i efektivëve të policë, por edhe i gjyqtarëve dhe prokurorëve të piketuar si anëtarë të SPAK. Ligji e ka përcaktuar qartë, anëtarët e Krimeve të Rënda nëse kalojnë vetingun janë automatikisht pjesë e SPAK.

Por e reja është se ata do të jenë në përgjim dhe më parë duhet që të marrin autorizimin e familjarëve të tyre, ku ata të pranojë të heqin dorë nga privatësia. Kjo shqetëson shumë gjyqtarë e prokurorë, pasi e kanë të vështirë të bindin fëmijët madhorë të pranojnë diçka të tillë. Një tjetër kusht është dhe vjetërsia në punë, ku duhet të kenë 7-10 vite përvojë, gjë që plotësohet nga të gjithë emrat. Mbetet të shihet nëse 4 gjyqtarët dhe prokurorët e mësipërm do pranojnë të jenë në SPAK. / Kliti TOPALLI