Një pjesë e të pranishmëve përcollën ceremoninë e vendosjes së luleve në Meçkin Kamen në Krushevë me thirrjet anti-shqiptare “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” . Incidenti ndodhi para Presidentit, Gjorge Ivanov.
Thirrjet antishqiptare dhe raciste u dënuan nga qeveria maqedonase.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë i dënon thirrjet për urrejtje dhe dhunë, që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente t’i hetojnë këto dukuri dhe të marrin masa adekuate.
Ilindeni është ditë për bashkim dhe jo ndarje”, thuhet në reagimin e Qeverisë maqedonase.