Kur kanë kaluar me shume se nje jave nga katastrofa natyrore qe i mori jeten të paktën 91 personave ne brigjet greke, një katalog gabimesh të autoriteteve lokale, është shfaqur. Sipas një eksperti, policia bëri diversione të detyruara për shoferët duke i dërguar ata direkt në rrugën e zjarrit.
Një studim ndërkohë ka dalë në përfundimin se asnjë shenjë alarmi nuk ishte lëshuar dhe banorët e turistët nuk patën shans të largoheshin. Zjarrit iu deshën vetëm 30 minuta të kapërcente rrugën kryesore në Mati dhe të mbërrinte në breg të detit, në mesin e erërave të fuqishme.
Në total, 305 makina u dogjën në temperatura aq të larta sa xhamat e dritareve dhe disqet e aluminit u shkrinë. Sidoqoftë, edhe infrastruktura pa plan e zonës së Matit, ka bërë që vendi të kthehej në një kurth të madh. Javën e shkuar, ministri grek i mbrojtjes, Panos Kammenos tha se ndërtimet e paligjshme të banorëve kishin kontribuar në katastrofë, duke bllokuar trajektoret e largimit.