osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha-Gazidede morën para nga Bukoshi, financuan vjedhjen, rrahjen e survejimin e opozitës e të UÇK. Si iu pre financimi Rugovës dhe vdekja mister e Zhulalit

Berisha-Gazidede morën para nga Bukoshi, financuan vjedhjen, rrahjen e survejimin e opozitës e të UÇK. Si iu pre financimi Rugovës dhe vdekja mister e Zhulalit

Sali Berisha është ndoshta politikani i vetëm shqiptar që nën “petkun” e demokracisë, vrau dhe masakroi me mijëra shqiptarë, në Shqipëri dhe në Kosovë.

Nuk ka bërë dallim asnjëherë në përpjekjet e tij për të vrarë dhe masakruar shqiptarë, madje dhe ata të vendlindjes së tij Tropojë, ku numri i djemve të vrarë me nxitjen apo pagesën direkte të tij e ka kaluar shifrën 200.

Nuk ka bërë dallim as në marrjen e parave si ryshfet për maskarallëqet që ka bërë në kurriz të shqiptarëve apo për të paguar “killër” kundër tyre. Mjafton të kenë qënë pagesa të majme, pak rëndësi kishte për të, se vinin nga njerëzit e terrorit islamik apo nga serbi Milosheviç.

Kthimi i Shqipërisë në një bazë të radikalëve islamikë apo si shteti i vetëm që thyente embargon e OKB ndaj ish Jugosllavisë së Milosheviçit duke e furnizuar me naftë makinën vrastare serbe, e ka vertetuar më së miri se Berisha për pushtet dhe para shet këdo.

Por askujt nuk ia kishte marrë mendja se Berisha do të prekte dhe paratë e qeverisë në ekzil të Kosovës, me kryeministër Bujar Bukoshin, para këto gjaku dhe mundi të emigrantëve shqiptarë të Kosovës. Por Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës, Shqipëria ishte shteti amë, shenjtëria vetë, madje dhe në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Por pas vitit 1992 kur në krye u vendos Sali Berisha, dashuria e shqiptarëve të Kosovës për Shqipërinë u shtuan dyfish.

Pikërisht këtë dashuri shfrytëzoi Sali Berisha, atëkohë President i vendit, për të furnizuar me naftë Milosheviçin dhe makinerinë e tij të luftës, duke mos marrë asnjë kontestim nga ana e shqiptarëve të Kosovës, të cilët falnin çdo mëkat të udhëheqësve të Shqipërisë amë.

Por njëherësh Berisha, duke shfrytëzuar dashurinë e shqiptarëve të Kosovës për Shqipërinë, shfrytëzoi dhe mori para dhe nga qeveria në ekzil e Kosovës që drejtohej nga Bujar Bukoshi. Dhe këto para shërbyen për survejimin e opozitarëve të majtë në Shqipëri, vjedhjen e votave të opozitës dhe rrahjen e liderëve të tyre dhe më gjërë tërë opozitës, më 26 dhe 28 maj 1996.

Njëherësh këto para, miliona marka të dhëna nga qeveria e Bujar Bukoshit, shërbyen dhe për survejimin e themeluesve dhe veprimtarëve të UÇK duke i burgosur në Shqipëri që nga Adem Jashari dhe Hashim Thaçi e deri duke dekonspiruar lëvizjen, emrat dhe pseudonimet e tyre tek shërbimi sekret serb. Çka solli rënien e këtyre luftëtarëve dhe veprimtarëve në pritën e forcave serbe të sigurisë dhe paramilitarëve sa herë që kalonin kufirin nga Shqipëria për në Kosovë. Shumë prej të cilëve u vranë dhe mes të cilëve nga ky dekonspirim gati u shua dhe familja Jashari, me në krye Adem Jasharin.

Fundja dhëndërr Serbie është Sali Berisha, madje sipas tropojanëve është dhe djalë Serbie, vëlla me Radovan Karaxhiç e serbëve të Bosnjës, babai i të cilit paska qënë me muaj të tërë në shtëpinë e Ramë Berishës në kohën e luftës, para dhe pas ngjizjes së Saliut.

Disa të vërteta i ka zbardhur ish-kreu i Shërbimit sekret shqiptar Fatos Klosi, sidomos për financimin e Berishës nga ana e Bujar Bukoshit. Ai ka deklaruar kohë më parë se kur kishte marrë në dorëzim detyrën në krye të SHIK, si pasardhës i Gazidedes së larguar jashtë vendit kishte gjetur një kasafortë me para, dhuratë nga qeveria e Kosovës e drejtuar nga Bukoshi.

Ish kreu i SHISH Fatos Klosi ka bërë të ditur dhe shumën e parave të dhuruar nga qeveria e Kosovës, shuma këto që mblidheshin nga 3 përqindshi i kosovarëve në vendet e Evropës dhe diasporë të cilat janë gjetur në kasafortë.

“Ishte një ndihmë e qeverisë së Kosovës së asaj kohe që kryesohej nga Bujar Bukoshi që e kishte dhënë për SHIK që drejtohej nga Bashkim Gazidede. Ende nuk e kam kuptuar se përse mund të jepej një ndihmë e tillë në para, por e vërteta është se e gjeta me dokumentacion të rregullt kur shkova në zyrë për herë të parë dhe shuma e lëvruar si dhuratë për SHIK kishte qënë 600 mije dojçmarka”, ka thënë asokohe Klosi. I cili këmbëngul se ka pasur disa dhurime.

Klosi ka nënvizuar njëherësh se kjo shumë e dhuruar nuk ishte shpenzuar e gjitha por kishte mbetur dhe një sasi e caktuar, duke bërë me dije për herë të parë se përse ishin përdorur nga Gazidede dhe ku ishin shpenzuar.

“Pjesa e përdorur nga Gazidede ishte shpenzuar, e shënuar përmes një dokumentacioni të rregullt, për njerëzit që ishin jashtë vendit, por dhe për njerëzit e këtij shërbimi brenda vendit. Këto para janë gjetur në vitin 1997, dhe kishin disa kohë që kishin mbërritur me një kasafortë si dhuratë nga qeveria Bukoshi për SHIK”, deklaroi Klosi në atë kohë.

Po mësohet se financimet kishin destinacion Berishën dhe Gazideden, dhe se janë dhënë disa këste, sipas periudhave dhe ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri. Fillimisht është dhënë financim nga Bukoshi për të vjedhur votat e opozitës më 26 maj 1996, pasi duhej ngritur një infrastrukturë e tërë për të ndryshuar fletët e votimit, ndërruar kutitë e votimit dhe për këtë duheshin njerëz, automjete por dhe për të ‘dorovitur’ ndërkombëtarët që të mos flisnin.

“Mbyllja e gojës” për ish kreun e Këshillit të Evropës Leni Fisher, bazën fillestare e kishte tek paratë e dhuruara nga ana e Bujar Bukoshit për Berishën. Po ashtu dhe në vitin 1997 Bukoshi dha para dhe njerëz që mbaheshin po me para për të shtypur protestat në të gjithë vendin.

Por dhe që ishte përfshirë në një lojë të ndyrë të shërbimeve sekrete në kurriz të Shqipërisë.
Dhe pikërisht me këto dhurata për Berishën, argumentohej dhe fakti se përse Berisha ishte më i afërt me Bujar Bukoshin se sa me Ibrahim Rugovën.

Ishte bërë publike që në atë kohë madje se ish-kryeministri Bujar Bukoshi ia kishte ndaluar fondet Presidencës së Ibrahim Rugovës. Fonde të cilat jepeshin nga emigrantët kosovare për këtë qeveri, që në kushtet e represionit të thellë serb, ushtronte aktivitetin e saj në ekzil, jashtë vendit në Gjermani kryesisht.

Përplasja e forcave të Bukoshit dhe Berishës nga njëra anë me ato të qeverisë së Nanos dhe të Thaçit nga ana tjetër është një “film” që është parë shumë herë dhe që të gjithë e dinë tashmë. Dhe fati i aktorëve dhe faktorëve në këto ngjarje dihet. Ibrahim Rugova nuk jeton më, Bashkim Gazidede nuk jeton më, dhe Safet Zhulali ish ministër shqiptar i Mbrojtjes nuk jeton më. Po ashtu dhe ish ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi nuk jeton më, u vra në mënyrë misterioze në Tiranë. Ndërsa të tjerët u shuan ngadalë po në mënyrë misterioze.

Aktualisht jetojnë vetëm Sali Berisha, Bujar Bukoshi dhe Hashim Thaçi, “violinat” e para të maskarallëkut me shqiptarët.