Ditën e djeshme, zëdhënësja e kryeopozitarit Basha, përmes një statusi në facebook, shoqëruar me një videomontazh, shprehej se Veliaj vazhdon të inagurojë punët e nisura nga Basha.
Mirëpo, videomontazhi i servirur nga Zhupa, ka rezultuar një fluskë sapuni, mesa duket, vazhdë e produksionit të një serie videosh që lançohen së fundmi nga PD.
Videoja e zëdhënëses së selisë blu është dekonspiruar nga këshilltari i kryebashkiakut Veliaj, Renato Kalemi, i cili ka publikuar një video në rrjetin e tij social facebook ku nxjerr blof Zhupën për investimet në bllokun e banesave të dogana.
“Kur fle gjumë, s’punon dot!”
Me këtë kryetitull e nis Këshilltari i Kryebashkiakut Veliaj statusin e tij, shoqëruar me video nga nisja e punës në terren në vitin 2016.
“Më poshtë video e inspektimit në shtatot 2016, për nisjen e punimeve për rehabilitimin e 35 segmenteve rrugore në bllokun e banesave te dogana”-, shkruan Renato Kalemi.
Më tej ai thekson faktin se në kohën kur Bashkia drejtohej nga Basha, këto rrugë ishin pluhur e baltë.
“…sot ato janë shtruar me asfalt, kanë trotuare, ndriçim LED dhe sinjalistikë”-përfundon Kalemi statusin e tij duke publikuar fill pas tij videon.
Mesa duket tentativa e PD-së për të sulmuar Kryebashkiakun Veliaj, kthehet ‘boomerang’ dhe evidenton punët që nuk u kryhen kurrë nga Basha!