osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Këshilltari i Veliajt nxjerr blof ‘spikeren’ e Bashës: Ja e vërteta e punimeve në bllokun e banesave te Dogana

Këshilltari i Veliajt nxjerr blof ‘spikeren’ e Bashës: Ja e vërteta e punimeve në bllokun e banesave te Dogana

Ditën e djeshme, zëdhënësja e kryeopozitarit Basha, përmes një statusi në facebook, shoqëruar me një videomontazh, shprehej se Veliaj vazhdon të inagurojë punët e nisura nga Basha.

Mirëpo, videomontazhi i servirur nga Zhupa, ka rezultuar një fluskë sapuni, mesa duket, vazhdë e produksionit të një serie videosh që lançohen së fundmi nga PD.

Videoja e zëdhënëses së selisë blu është dekonspiruar nga këshilltari i kryebashkiakut Veliaj, Renato Kalemi, i cili ka publikuar një video në rrjetin e tij social facebook ku nxjerr blof Zhupën  për investimet në bllokun e banesave të dogana.

“Kur fle gjumë, s’punon dot!”

Me këtë kryetitull e nis Këshilltari i Kryebashkiakut Veliaj statusin e tij, shoqëruar me video nga nisja e punës në terren në vitin 2016.

“Më poshtë video e inspektimit në shtatot 2016, për nisjen e punimeve për rehabilitimin e 35 segmenteve rrugore në bllokun e banesave te dogana”-, shkruan Renato Kalemi.

Më tej ai thekson faktin se në kohën kur Bashkia drejtohej nga Basha, këto rrugë ishin pluhur e baltë.

“…sot ato janë shtruar me asfalt, kanë trotuare, ndriçim LED dhe sinjalistikë”-përfundon Kalemi statusin e tij duke publikuar fill pas tij videon.

Mesa duket tentativa e PD-së për të sulmuar Kryebashkiakun Veliaj, kthehet ‘boomerang’ dhe evidenton punët që nuk u kryhen kurrë nga Basha!