Një nga historitë më të bukura e dramatike të dashurisë së Van Gogh është ajo me prostitutën Sien Hornik. Ai e takoi atë kur ishte shtatzënë dhe i kërkoi të bëhej modele për pikturat e tij. Në studion e artistit Sien hyri me trishtimin e një gruaje pa një zgjedhje për jetën, e do të dilte prej andej e dashuruar.
Fillimisht ai i propozoi asaj të ishte ndihmësja e tij, por do të tërhiqet nga heshtja e gruas dhe nis të jetojë me të. Kur fëmija i saj vjen në jetë Vincent merr një banesë më të madhe për të jetuar Sien bashkë me fëmijën. Duket se paqja që i jep kjo grua e bën artistin të mendojë martesën. Por njerëzit dhe familja e tij nuk mund ta lejonin të bënte një veprim të tillë.
Të njëjtën gjë bëjnë dhe familja e Sienit të cilët mendojnë se ai po e shfrytëzon dhe nuk do të martohet kurrë me të ndaj përpiqet ta kthejë atë kundër tij. Atëherë Van Gogh i propozon asaj të largohen nga vendi ku jetojnë dhe të shkojnë diku tjetër ku të jenë të lirë, por ajo nuk pranon. Pas ikjes së Vincent jeta e Sien do të zhytet në depresion.
Janë të njohura pikturat që ai i bëri asaj, ku ndjehet dashuria e një burri ravijëzuar kudo. Ajo mbeti një nga pasionet e tij të përhershme, fytyrën e së cilës u përpoq ta vizatonte në çdo pikturë. “Dashuria është e përjetshme – aspekti mund të ndryshojë, por jo esenca.
Ekziston dallimi i njëjtë tek një person para dhe pasi të dashurohet, ashtu sikur një llamb e fikur dhe një që është e ndezur. Llamba ishte aty dhe ishte një llambë e mirë, por tani shpërndan edhe dritë dhe ky është funksioni real i saj. Edhe dashuria e bën njeriun më të qetë për shumë gjëra, e në këtë mënyrë, dikush bëhet më i përshtatshëm për punën e vet”, shprehej Van Gogh.
Sien Hornik. Ai e takoi atë kur ishte shtatzënë dhe i kërkoi të bëhej modele për pikturat e tij. Në studion e artistit Sien hyri me trishtimin e një gruaje pa një zgjedhje për jetën, e do të dilte prej andej e dashuruar.
Fillimisht ai i propozoi asaj të ishte ndihmësja e tij, por do të tërhiqet nga heshtja e gruas dhe nis të jetojë me të. Kur fëmija i saj vjen në jetë Vincent merr një banesë më të madhe për të jetuar Sien bashkë me fëmijën. Duket se paqja që i jep kjo grua e bën artistin të mendojë martesën. Por njerëzit dhe familja e tij nuk mund ta lejonin të bënte një veprim të tillë.
Të njëjtën gjë bëjnë dhe familja e Sienit të cilët mendojnë se ai po e shfrytëzon dhe nuk do të martohet kurrë me të ndaj përpiqet ta kthejë atë kundër tij. Atëherë Van Gogh i propozon asaj të largohen nga vendi ku jetojnë dhe të shkojnë diku tjetër ku të jenë të lirë, por ajo nuk pranon. Pas ikjes së Vincent jeta e Sien do të zhytet në depresion.
Janë të njohura pikturat që ai i bëri asaj, ku ndjehet dashuria e një burri ravijëzuar kudo. Ajo mbeti një nga pasionet e tij të përhershme, fytyrën e së cilës u përpoq ta vizatonte në çdo pikturë.
“Dashuria është e përjetshme – aspekti mund të ndryshojë, por jo esenca.