“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”. Me këto thirrje antishqiptare është shoqëruar ditën e sotme ceremonia e vendosjes së luleve në Meçkin Kamen në Krushevë.
Ajo që i bën edhe më të të papranueshme këto thirrje është se ato u bënë në prani të Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanovm informon ALSAT-M
Thirrjet rraciste antishqiptare, u dënuan gjithsesi nga qeveria maqedonase.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë i dënon thirrjet për urrejtje dhe dhunë, që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente t’i hetojnë këto dukuri dhe të marrin masa adekuate. Ilindeni është ditë për bashkim dhe jo ndarje”, thuhet në reagimin e Qeverisë maqedonase.