osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lëvizja e lirë Kosovë-Shqipëri/ Replikon Majko: Dikush t’i thotë Gjuriçit se Jugosllavia nuk ekziston më!

Lëvizja e lirë Kosovë-Shqipëri/ Replikon Majko: Dikush t’i thotë Gjuriçit se Jugosllavia nuk ekziston më!

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka replikuar përmes një postimi në rrjetet me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, lidhur me heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri. Majko sqaron se kryeministri Haradinaj i ka konfirmuar atij lajmin për fillimin e lëvizjes së lirë mes dy vendeve nga data 1 janar 2019.

Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Beogradit zyrtar, përmes shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, i cili deklaroi se Enver Hoxha ka vdekur dhe bashkë me të edhe ëndrra për Shqipërinë e Madhe.

Gjuriç tha gjithashtu se kufiri i vetëm ekzistues është ai mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke mohuar kështu ekzistencën e shtetit të Kosovës. Përkundër deklaratës së Gjuriç, Majko shprehet se “ministri serb duhet ta dijë që Jugosllavia nuk ekziston më dhe ëndrrat me dryshime kufijsh kanë mbaruar“, duke shtuar se Kosova e pavarur është një realitet i pandryshueshëm.

Postimi i Pandeli Majkos
Dje, në një vizitë zyrtare në Prishtinë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj më konfirmoi lajmin i cili është diskutuar prej kohësh midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës. Ai është fillimi i lëvizjes së lirë së njerzve dhe mallrave midis dy vendeve tona duke filluar nga 1 janari 2019.

Kujtoj se në takimin e parë zyrtar të dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës, si afat u vendos që ky proces të fillonte në 1 janar 2018. Për arsye të mirëkuptueshme, Qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin.

Dje, Kryeministri Haradinaj më kërkoi që në festimet ku ishim të ftuar bashkë me Presidentin Hashim Thaci dhe zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Gashi në Komunën Skënderaj, nën hijen e bustit të Bacës Adem Jashari, të isha unë që do të jepja lajmin se Kosova e ka marrë vendimin përfundimtar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona.

Lexova që sot, Gjuric, Drejtori i zyrës për Kosovën në Shtetin Serb ka deklaruar se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”… Uroj që dikush ti thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor…Natyrisht.