osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari komenton ofertën e Ramës për opozitën: Do të na lërë pa pushime!

Jari komenton ofertën e Ramës për opozitën: Do të na lërë pa pushime!

Jari ka reaguar me vendosmëri ndaj propozimit të Ramës për një ofertë për opozitën në muajin shtator. Në fillim vendosi të shkruante një Twitter por me 140 gërma shumë vështirë të shprehësh vendosmërinë kundër ofertës së Ramës.

Për këtë vendosi të bëjë një Twitter dhe pastaj një shpjegim të gjatë në Facebook.

Twitter: “Propozimi i Ramës synon të destabilizojë pushimet e opozitës dhe t’i tërheqë vemendjen nga objektivat e saj. Mos e besoni”!

Ky ishte Twitteri i Jarit!

Më pas ai bëri një shpjegim të gjatë të Twitterit në Facebook.

“Të dashur demokratë!

Edi Rama po bën diversion ndaj opozitës, duke hapur fjalë që do të ketë një propozim për marrëveshje në shtator. E gjithë kjo bëhet për të destabilizuar pushimet e opozitarëve për të mos i lënë ata të qetë edhe të pushojnë në këtë pikë vape në gusht.

Ja po marr shembullin tim.

Sot që në mëngjes më zgjoi gruaja të shikoja titujtë e gazetave tek Bashkimi çfarë ka thënë Rama.

-Po më lëre rehat,- i thashë, ç’punë kam unë me atë?

-Jo më duket se po futet Luli në qeveri prap,- më tha. Ne ngelëm tani. Mos je nxituar me këto Twitterat,

-Çfarë thua moj,- i thashë. Unë i bëj me zemër ato. Mi ka pëlqyer dhe Doktori. Kurrë mos më futshin më në qeveri. Po si është puna një herë?…

Pastaj ra telefoni. Një shoku ynë demokrat mori i shqetësuar.

-Jam nisur për Dhërmi,- tha, por çfarë s’po na dëgjojnë veshët. Telefonin hapur e kam në çdo rast, më bë zile.

-Ik i qetë,- i thashë. Po mos rri afër Vilës së qeverisë.

Pastaj një tjetër më tha: Jam nisur për në Tajlandë por po shikoja lajmet. Nuk di ç’të bëj. Do ketë gjë seriozisht apo të iki unë, se dy javë po rri?

-Po ik,- i thashë dhe ndiq në Istagram Zenin me Karminën se rrugëve të botës janë dhe ata. Po të ketë gjë do ktheheshin ata të parët. Po i pe që u kthyen eja shpejt.

E çfarë t’iu them. Gjithë ditën kam pasur mesazhe. Kjo tregon se strategjia e Ramës ka funksionuar. Ai kërkon të lërë opozitën pa pushime, që ata të jenë të tensionuar të rraskapitur dhe në shtator të mos bëjnë dot Revolucionin. Kjo është e tëra.

Ndaj duhet ta hedhim poshtë me vendosmëri dhe të ikim me pushime. Ata duan të na lënë pa gjumë natë e ditë për të na rraskapitur, por ne nuk duhet të gënjehemi. Njerëz jeni vigjilentë deri në shtator.