osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Socialistët irritohen me Metën: Po ndjek lojën e Berishës dhe Kryemadhit, t’i harrojë pazaret për reformën në drejtësi

Socialistët irritohen me Metën: Po ndjek lojën e Berishës dhe Kryemadhit, t’i harrojë pazaret për reformën në drejtësi

Partia Socialiste nuk është aspak e kënaqur me sjelljen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit përgjatë këtyre ditëve ka sfiduar hapur qeverinë duke kthyer për rishqyrtim në Kuvend dy ligje: atë për teatrin dhe atë për uljen e TVSH për lojërat e fatit. Ndërkohë, nga ana tjetër, ai mban akoma peng dekretin për kreun e SHISH të propozuar nga kryeministri Edi Rama, Helidon Bendo.

Mirëpo për deputetët e Partisë Socialiste, një qëndrim i tillë i kreut të shtetit tregon se ai po bëhet palë me opozitën. Përfaqësuesi i PS në qarkun e Fierit, Bujar Çela deklaroi dje për gazetën “SOT” se Ilir Meta po ndjek lojën e Sali Berishës. Sipas tij, ai po tenton të bllokojë reformën në drejtësi, por e paralajmëroi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrsesi sepse në mes janë edhe ndërkombëtarët. “Ai tashmë e ka kuptuar që është një burrë shumë i vogël dhe mundohet të bëjë burrin e madh duke mos dekretuar atë që i dërgon mazhoranca.

Ai thjesht po shton afatet dhe vuajtjet e atyre që duan të punojnë, pengon sa mundet demokracinë e këtij vendi, emërimet, dekretimet, reformën në drejtësi. Ai mësimet i merr nga baba Saliu kështu që ai nuk ka ndryshuar asgjë.

Zakoni është ai i vjetri: bashkëpuno me Saliun sepse diçka do të mbetet. Kështu që historia e mosdekretimit të Helidon Bendos, është thjesht një vijim i ëndrrës së Sali Berishës dhe Visho Ajazit. Meta harron që këtë reformë në drejtësi e bëjnë ndërkombëtarët dhe nuk ka kthim mbrapa”, tha Bujar Çela. Ndërsa për deputetin e PS në Tiranë, Sadri Abazi, vendimi i Ilir Metës tregon qartë ndikimin e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. “Mua më vjen keq për zotin Meta, por unë besoj se ky është vendim i zonjës Monika.

Ky nuk është vendim Presidenti, por është vendim i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk po e marrim vesh çfarë është”, theksoi Sadri Abazi. Ndërsa socialisti në Vlorë, Andrea Marto, disi më i rezervuar u shpreh se Kuvendi do t’i marrë vendimet në shtator. “Presidenti është duke ushtruar kompetencat e tij. Kuvendi do shprehet në shtator”, tha ai.

Reagimi i Erjon Braçes

Mjaft i irrituar me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer ligjin për uljen e TVSH u shfaq dje edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shpërtheu në akuza kundër kreut të shtetit, duke deklaruar se ky i fundit po bën propagandë.

Madje, Braçe shtoi se disa institucione nuk e marr seriozisht punën. “Më lejoni të them se, jam jo vetëm kundër jush, argumenteve tuaj, por jam i tmerruar nga propaganda, akoma më shumë nga e pavërteta! Por mbi të gjitha, nga një fakt që po e zhbën akoma edhe më shumë përmbajtjen e akteve për pasojë seriozitetin e disa prej institucioneve të këtij shteti: mungesa e të lexuarit.

Jo të shkrimeve të një “gagaçi mendor”, është dikush aty që i lexon këto. Por të dokumenteve zyrtare që duhet të jenë baza e argumenteve në një akt të fortë si Dekreti i Presidentit që kthen pas një ligj”, deklaroi Erjon Braçe. Sipas tij, nëse do ishin lexuar dokumentet, atëherë do të mësohej e vërteta. Për Braçen, e vërteta qëndron ndryshe nga ç’shprehet Meta, ndërsa rendit edhe shpjegimet e tij. “Në nenin 6 të ligjin që ju keni kthyer, ne kemi njësuar dispozitat e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” me dispozitat e ligjit “Për lojërat e fatit”.

Asgjë më shumë! Zero! Ligji “Për lojërat e fatit”, me këto dispozita, është votuar në vitin 2015. Ju personalisht, LSI që ju drejtonit, keni votuar PRO! Unë kam qenë kundër jush”, tha Erjon Braçe.

Mimoza Ibra