osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ditë pozitive për vetingun, konfirmohen në detyrë 4 gjyqtarë dhe prokurorë, ja 10 emrat e fundit që dalin para KPK brenda gushtit

Ditë pozitive për vetingun, konfirmohen në detyrë 4 gjyqtarë dhe prokurorë, ja 10 emrat e fundit që dalin para KPK brenda gushtit

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar ditën e djeshme në detyrë 4 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët dolën në seanca dëgjimore në kuadër të procesit të vetingut. Pas shkarkimeve të bujshme të ditëve të fundit, dje gjithë emrat që ishin për vendim u cilësuan të ndershëm nga ana e KPK-së.

Më konkretisht, vendimi i parë u dha për gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, ku komisioni e rikonfirmoi në detyrë. Procesi dëgjimor ndaj Dritan Hallunajt u zhvillua dy ditë më parë, aty ku ai ishte i pranishëm pa avokat mbrojtës. ILDKPKI-ja në raportin e saj thoshte se deklarimi i pasurive të gjyqtarit të Krimeve të Rënda është i saktë, i justifikuar dhe nuk ka fshehje pasurie.

Gjyqtari Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që u përball me procesin e vetingut. Ndërkohë po dje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Brunilda Kadi. Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, pas seancës dëgjimore të 30 korrikut vendosi të konfirmojë në detyrë Kadin, pasi ka rezultuar nga verifikimet e KPK-së, e përshtatshme për të vijuar detyrën. Kadi u hetua me përparësi nga KPK-ja pasi ishte kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Sipas hetimit në të tria shtyllat e verifikimit, pastërti figure, aftësi profesionale dhe deklarim pasurie, Kadi rezultoi e pastër. DSIK nga ana tjetër, gjithashtu specifikoi se Kadi ishte e përshtatshme për detyrën. Po ashtu, KPK ka vendosur dje të konfirmojë në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici vendosi konfirmimin në detyrë të Muçit pas seancës dëgjimore të 30 korrikut. Sipas raportit të ILDKP-së, prokurori Muçi kishte bërë deklarim të saktë pasurie dhe pa fshehje.

Besnik Muçi është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërkohë që ka qenë ish-kandidat për kryeprokuror të Përgjithshëm. Nga ana tjetër, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar dje në detyrë anëtarin e Gjykatës Administrative, Gentjan Medja. Ai kaloi pozitivisht kriterin e pasurisë, duke justifikuar burimin e të ardhurave.

10 emrat e fundit që dalin para KPK

Me vendimin e ditës së djeshme, teksa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë plot 4 gjyqtarë dhe prokurorë, shkon në 47 numri i njerëzve të drejtësisë të cilët i janë nënshtruar procesit të vetingut nga 57 të tillë që ka lista prioritare. Ndërkohë që mbeten për t’ju nënshtruar vetingut edhe 10 prokurorë dhe gjyqtarë nga kjo listë. Po kush janë dhjetë njerëzit kryesorë të drejtësisë që pritet të dalin para KPK-së brenda gushtit? Gazeta ka bërë një përllogaritje dhe rezulton se në seancë dëgjimore pritet të dalë gjyqtarët Sotiraq Lubonja dhe Kastriot Selita.

Po ashtu në seancë dëgjimore pritet të dalin edhe prokurorët Shpëtim Kurti, Artan Bajrami, Bujar Hoti, Dritan Peka dhe Besnik Cani. Ndërsa pritet që të dalin para organeve të vetingut edhe Marsida Xhaferllari, Fatos Qato dhe Enton Dhimitri. Nga ana tjetër, gazeta ka bërë edhe një përmbledhje të 47 gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut deri më tani. Konkretisht, rezulton se 27 prokurorë dhe gjyqtarë janë rikonfirmuar në detyrë, pasi kanë kaluar tre kriteret bazë të vetingut siç janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Ndërsa për 21 prokurorë dhe gjyqtarë procesi i vetingut ka rezultuar fatal, duke i larguar nga sistemi. Në shumin e rasteve këtë 21 njerëzit e drejtësisë janë shkarkuar pasi nuk justifikonin pasurinë, ndërsa në disa raste kanë pasur kontakte me grupe kriminale.

Rigels Seliman