Kjo veturë do të ju shpëtoj jetën atëherë kur armiqtë tuaj provojnë të ju vrasin.
Një gjë që duhet ta dini për “Mercedes-Maybach S600 Guard” është se kjo veturë është vetura e parë e cila është certifikuar me nivelin më të lartë të mbrojtjes balistike (blindimit) për veturat civile, nivelin “VR10”, transmeton “Express”.
Kjo veturë ju mbron nga armët e mëdha automatike, granatat dhe raketat granatahedhëse.
Certifikimi për “VR10” dhe “ERV 2010” (Explosive Resistant Vehicles), është mbikëqyrur dhe vlerësuar nga Zyra Federale e Hetimeve Kriminale në Gjermani.
Kjo veturë kushton 470,000 euro plus TVSH.