osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fizikanët zbulojnë sekretin e energjisë në Piramidën e Keopsit

Fizikanët zbulojnë sekretin e energjisë në Piramidën e Keopsit

Panelet diellore të së ardhmes do të frymëzohen nga Piramida e Keopsit.

Duke lënë mënjan legjendat, piramida e Gizës është analizuar me metodat e fizikës dhe ka dalë se është në gjendje të përqëndrojë energjinë elektromagnetike, më saktësisht valët radio, si në dhomat e brendshme edhe në ato në themel, sipas një kërkimi të publikuar në revistën shkencore “Journal of Applied Physics” të zhvilluar nga fizikanët e universitetit ITMO në Shën Peterburg dhe ai gjerman i “Laser Zentrum” në Hanover.

Sipas këtyre të dhënave mund të projektohen nanogrimca të frymëzuara nga struktura e kësaj godine që janë në gjendje të riprodhojnë një efekt analog në fushën e optikës, që mund të përdoren për të prodhuar panele diellore më të efektshme.

Për Tullio Scopigno, fizikan i universitetit “Sapienza” në Romë, “aplikimi i paraqitur nga këta studiues është shumë interesante, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi për momentin është i bazuar vetëm në modele matematikore dhe ende nuk janë zhvilluar eksperimete mbështetëse”.

Studiuesit kanë zhvilluar këtë studim për të parë se si valët radio shpërndaheshin në këtë strukturë komplekse.

Për ta bërë këtë ata kanë hipotezuar se nuk ka gropa të panjohura dhe se materiali kalkar, që është përdorur për ndërtimin e saj, është i shpërndarë në mënyrë uniforme. Duke u bazuar në këto hipoteza është krijuar një simulim matematikor dhe u vu re se Piramida e Madhe mund të përqëndrojë valët radio në dhomat e saj të brendshme dhe në themele, njësoj si një parabolë.

“Kjo ndodh sepse gjatësia e valës së valëve radio, mes 200 dhe 600 metra, është në raport me dimensionet e piramidës”, thotë Scopigno.

Kjo do të thotë se për të pasur të njëjtin efekt me lloje të tjera valësh që kanë gjatësi vale të ndryshme, si për shembull drita, janë të nevojshme struktura me dimensione të ndryshme, por raporte të njëjta me ato të valës.

Kjo është arsyeja përse studiuesit parashikojnë të projektojnë nanogrimca, ose objekte me madhësinë e një të njëmiliontën e milimetrit, në formë piramide, në gjendje që të japë efekte të ngjashme në fushën optike, për t’i përdorur në panelet diellore.