Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi se mazhoranca ka bërë lëvizje të qëllimshme për të lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Mediu tha se shumë shpejt pritet që vendi ynë të ngelet pa Gjykatë Apeli. Kjo tregon se sa nuk duron Medi Gërdeci pa drejtësi, nga ajo e tij, që e la jashtë burgut, megjithëse babzia e tij dhe e Berishës vrau 26 qytetarë të pafajshëm.
“Sabotimi i KLP dhe KLGJ është i qëllimshëm që të largojë gjyqtarë dhe prokurorë, për të sjellë njerëz nga jashtë sistemit. Ne kemi ankimuar pak. Duhet të mendojmë se sa themele kushtetuese ka. Duhet të mendojmë pasojat e kësaj reforme.
Ne nuk u ulëm sëbashku për të vlerësuar reformën. PS injoroi marrëdhëniet me opozitën. Ndryshimet kushtetuese mbarin në themel një marrëveshje politike. Kushtetuta është një marrëveshje sociale.
Ligjet me shumicë të kushtëzuar kanë të bëjnë me marrëveshje. Më thoni një vend të BE apo SHBA që nuk kanë Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese. Po kush e futi Magjistraturën si pjesë e kushtetueses?!
Ishte kjo maxhorancë që e futi. Edhe ligjin për teatrin, Meta e ktheu, por Rama do të miratoje prapë. Qeveria synon të kontrollojë prokurorët e gjyqtaret e ardhshëm. Qeveria e korruptuar do të pastrojë gjyqësorin”, tha Mediu në ‘Opinion’.