Policia asgjësoi dje në Frashër të Përmetit mbi një mijë rrënjë kanabis, ndërsa dy persona u arrestuan. Report Tv mëson se njëri nga dy personat që u arrestuan është nga Venezuela. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur nga policia e Gjirokastrës.
Ndërkohë që përpos tij u vendos në pranga edhe një tjetër person, i cili është nga Përmeti dhe kishte kultivuar parcelat me kanabis. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Kanabisi është gjetur në fshatin Turan në dy vende të ndryshme, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar nga policia. Dje u gjetën mbi një mijë rrënjë ndërsa u arrestuan dy persona, njëri prej tyre nga Venezuela.