osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shefi i zyrës së “Top Channel” në Athinë: Sali, njëlloj mashtrove dhe kur e fale detin!

Shefi i zyrës së “Top Channel” në Athinë: Sali, njëlloj mashtrove dhe kur e fale detin!

Jo më larg se pak orë më parë, ish-kryeministri Berisha, me anë të raportimeve të tij të përditshme përmes rrjetit të tij zyrtar Facebook, ngriti shqetësimin e asaj që trumbetohet prej një kohe të gjatë tashmë, atë të marrëveshjes me Greqinë. Kjo gjeagjëzë starton me një hartë që ka publikuar një media greke dhe njoftimin se në marrëveshjen e re të detit, janë dhënë sinjalet se negociatat janë mbyllur.

Po me këto ritme, Berisha duke mos iu ndarë Ramës me përballjet e rrufeshme nëpër rrjete, “provon” se kryeministri ka arritur marrëveshjen e detit me Greqinë dhe ka falur fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe.

Por ky qëndrim nuk linte pas edhe një akuzë jo pak të zbehtë në drejtim të mediave, me theks të veçantë ndaj “Top Channel”. Berisha citon shkrimin e “energypress.gr”, ndërsa thekson se Rama i fali Greqisë fushat më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon dhe Mesdhe, duke i falur blloqet 1 dhe 2 Greqisë, kurse “Shqipëria merr krundet”.

Sipas tij, gazeta greke e specializuar në fushën e energjisë, informon pikërisht atë që opozita ka denoncuar këto javë disa herë, pra faljen nga Rama të fushave më të mëdha të naftës dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe. Por qëndrimi i Berishës nuk i ka shpëtuar aspak syrit kritik të korespondentit të “Top Channel” në Athinë, Artur Bibe, i cili ia ka numëruar me “dhëmbë e dhëmballë” ish-kryeministrit Berisha.

Me anë të një postimi në Facebook, Artur Bibe, ka zgjedhur të reagojë në mënyrë individuale, duke mos ia lënë mangut që nga koha kur shkrimet bëheshin me porosi nga Berisha, e gjëmtuar në një formë median, por edhe duke i kujtuar vitin e largët 2009, kur ai po bëhej gati të firmoste marrëveshjen e detit. Bibe, duke hapur “arkivat”, ia mbledh Berishës duke i thënë se në atë periudhë tentoi që ta përgënjeshtronte lajmin, vetëm pak muaj më vonë kur firmosi në Tiranë. Me një gjuhë të thjeshtë dhe të artikuluar mjaft qartë, ai tregon sesi në formë kapilare ndodhën gjithë ngjarjet, për të cilën sot Berisha “hedh gurin, dhe fsheh dorën”. Por, rrota e fatit ndryshoi, pasi shqiptarët panë se lajmi ishte i vërtetë dhe falë reagimeve të tyre, sollën edhe anulimin e asaj marrëveshje.

Duke u përpjekur për t’ia ulur kredibilitetin, sipas akuzave se ai ka shitur detin, Saliu po i lokalizon “sulmuesit”. Dhe ai ka identifikuar korespodentin, si një njeri që është i motivuar kundër tij dhe kjo përzgjedhje është taktike. Berisha, në këtë formë i ka dhënë një emër të përvetshëm sulmuesit, duke e identifikuar me emër korespodentin e “Top Channel” në Athinë, i cili ka qënë raportuesi më i detajuar i marrëveshjes së detit.

Në personalizimin që i ka bërë Berisha sulmuesve të tij, duke akuzuar Biben si të lidhur me qeverinë, Berisha ka bërë një zgjedhje taktike. Ai nuk do ti shpallë luftë “Top Channel”, që është përgjithësisht në ujërat kritike me qeverinë. Për këto arsye, edhe Bibe ka zgjedhur të reagojë në Facebook-un e tij personal.

Lexoni të plotë reagimin e Artur Bibes

“Sali, mora vesh që dole të përgjënjeshtroje lajmin se marrëveshja se re e detit i kthen Shqiperisë sovranitetin në atë pjesë që ti dhe Luli yt, ja falet në 2009 Greqisë.

Po të kujtoj se edhe atëherë, në 2009 ne e mban mend, kur po bëheshe gati të firmosje atë marrëveshje, kështu kishe bërë sërish. Tentove të përgjënjeshtroje atë, pak muaj më vonë firmose me turp në Tiranë.

Atëherë, ti ishe në pushtet dhe përdore te gjitha metodat e tua të ndyra për të sulmuar “Top Channel”, se gjoja publikoi diçka të pa vërtetë.

Dy muaj më vonë, të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre, se lajmi ishte i vërtetë dhe reagimet e tyre sollën anulimin e asaj marrëveshje.

Por që atëherë, kaloi shumë kohë dhe megjithë mundimin tënd, shqiptarët nuk harruan atë që ti dhe “biri” yt politik i bëtë atyre.

Po të kujtoj, që ata që firmosen atë maskaradë në Greqi, Karamanlis, Bakojani, dhe gjithë ekipi negociator, tashmë të gjithë janë kufoma të asaj gafe te tmerrshme që bëtë së bashku.

Ajo marreveshje e dëmtoi po kaq rëndë imazhin e Greqisë, sa edhe tëndin.

I pakësoi asaj besueshmërinë dhe krijoi një precedent aspak të mirë në imazhin e vendit.

Për fatin e keq të shqiptarëve, ti ende s’ke reflektuar për pabesinë që iu bëre atyre.

Akuzove se Rama, apo ku di unë, porositën lajmin.

JO Sali, ka ikur koha që ti merrje telefon dhe bëheshin lajmet sipas dëshirës tënde!

Në karrierën time 18 vjeçare ne “Top Media”, në asnjë rrethanë, askush prej shefave apo redaktorëve të mi, s’më ka urdhëruar të bej një kronikë te porositur.

As ka ndodh, dhe as do te ndodhë, sepse unë gazetarisë deri tani i kam shërbyer me devotshmeri dhe pastërti.

Pa influence nga njëra apo tjetra parti, pa influencuar kurrë nga ajo që unë besoj politikisht. Natyrisht edhe këtë herë tentove ti mashtrosh shqiptarët.

Ne vendin që unë jetoj, kanë një shprehje. “E djela, festa e afërt”, prit dhe pak dhe do ta shohësh të shkruar marrëveshjen.

Meqë unë i shërbej opinionit dhe jo partisë, tëndes apo të tjerave, bëj atë që është detyra ime, të informoj opinionin me lajmet e mia, të cilat i kam nga burime të besueshme dhe që kurrë deri tani s’më kanë përgënjeshtruar!!!

Po të kujtoj që ta mbash mend! Unë ta grisa maskën në 2009! Unë publikova lajmin që ti i falë detin Greqisë!

Shif fotot e mëposhtme që të bindesh, ti dhe larot e tu!!!

Për ty dhe ata që mendojnë si ty”, shkruan ai