osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të hëngsha zemrën o veting… o “gogol” i çdo salle gjykate!

Të hëngsha zemrën o veting… o “gogol” i çdo salle gjykate!

Nga Anri Bala

Ndoshta vettingun, me thënë të drejtën, nuk e kam shumë për zemër. Flas për vetingun e sistemit e drejtësisë, sepse për mua, lë shumë për të dëshiruar apo ka mangësi, si një metodologji e re, që vetëm emri i njihej, e që edhe ai në fakt, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë.

Pra, po më duket pak si eksperimental, kur shikoj shumë gjëra, që lënë për të dëshiruar, që nga zbrazëtia e zyrave të shkallëve të drejtësisë, që tregon se as nuk ka ekzistuar dhe ato njerëz kanë patur vetëm dyqanet aty, e deri tek konfirmimi si… “i vlefshëm me shumë probleme, ose i pavlefshëm me shumë miliona”!

Kjo është një çudi, që nuk është shqiptare, por e importuar prej atyre që nxituan të eksperimentonin një sistem të pa studiuar mirë. Megjithatë, nuk jam specialist i jurisprudencës dhe as i të drejtave të njeriut, që i gjen me tonelata nëpër studio televizionesh, apo në dritaret e “FB”, ku japin mend dhe marrin para, vetëm se thonë çudira, që zor se mund të kuptohen nga njerëzit dhe shumë më lehtë mund të kuptohen me ta banorët e shpellave… Neandertalët.

Po duket, sikur dhe unë jam palë me to, mirëpo duhet punë, inat, mllefe, humbje e madhe parash dhe kohë, që të mendosh si ata… për komisionerët, “gjyqtarët” e gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjëra që unë nuk i kam patur dhe as nuk mendoj t’i kem.

Por sot, pas kaq kohësh, që ka filluar vetingu dhe unë e kam ndjekur pa reshtur, mu desh ta falenderoj, sepse na ka dhënë një kënaqësi të madhe… lotët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe si ngelësa, por edhe si kalues fitues.

O sa vlejnë për dhimbjen e nënave, që kanë provuar në kurrizin e tyre vuajtjet e djemëve, vajzave, motrave dhe vëllezërve të tyre nga… padrejtësia. Një ngushëllim i madh, se i’u realizuan lutjet, që i drejtonin Zotit, çdo natë, që t’i shikonte edhe ato, që qeshnin e gëzonin, e talleshin me gjëmën e tyre… të pabërë!

Kënaqësi për qindra, mos të themi mijëra njerëz, që janë dënuar nga këto gjyqtarë dhe prokurorë, si fajtor të pafajshëm, që e din mirë çfarë ndjejnë e heqin ekzekutorët e tyre, kur presin vendimin e dënimit apo të faljes. Është ngushëllim kur shikon lotët e ngelësave, që do presin të trembur fundin e rrugës së tyre… dënimin, aty ku i presin viktimat.

Është një mësim i madh, edhe për ato që ndoshta do e kalojnë lumin, që më në fund u kthyen aty ku ishin… njerëz të zakonshëm, pa asnjë tagër, për ta përdorur pozitën sipas qejfit, e për të prerë jetë me një goditje çekiçi.

Ndaj, të hëngsha zemrën o veting… o “gogol” i çdo salle gjykate, ku mësimi nuk harrohet lehtë, nga ju gjyqtarë e prokuror, sepse gjithmonë do ktheheni në vendin e krimit, aty ku i keni shpëtuar dënimit vetëm njëherë… e tashmë si ish të pandehur!/Ekskluzive.al