osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Apeli i avokatit: Të merren masa urgjente para se të kemi “Firdesin” e radhës, dhunuesi i vajzës 29- vjeçare nuk është bashkëshorti, por gjyqtari Arqile Basho

Apeli i avokatit: Të merren masa urgjente para se të kemi “Firdesin” e radhës, dhunuesi i vajzës 29- vjeçare nuk është bashkëshorti, por gjyqtari Arqile Basho

Apel urgjent para se të kemi “Firdesin” e radhës nga dhuna në familje.

Idajet Beqiri 

Vajza nga Vlora, Minushe Shehu, 29 vjeçarja e diplomuar në një Universitet prestigjioz në Itali për psikologe, një nënë model nga çdo pikpamje, e cila ka sjellë në jetë, i rritë me një edukatë të përsosur dhe i ruan si sytë e ballit tre fëmijë të saj, përkatësisht të moshës 5 vjeç, 3 vjeç dhe 6 muajshe, si pasojë e dhunës së ish bashkëjetuesit të saj, me diferenca të mëdha në arsimim, në moshë dhe në konceptet për jetën, tashmë u ngujua me të tre fëmijët e saj.

Kërkoi ndihmën e shtetit duke bërë plotë 4 kallëzime penale për dhunën verbale dhe fizike të ushtruar ndaj saj prej këtij ish bashkëjetuesit, mori tre urdhëra të menjëhershëm të mbrojtjes, por nuk u mor kurrë në mbrojtje dhe dhuna përsëritet e përsëritet! Më së fundi, pas kallëzimit të fundit penal që i mori Komisariati i Policisë në Vlorë, vetëm pasi bëri xhiron e botës një video e hedhur prej saj në shumë portale, në Gjykatën e Vlorës, përmes një vendimmarrje që është shumë pak të thuash kriminale, gjyqtari Arqile Basho, jo vetëm që nuk e merr në mbrojtje viktimën dhe fëmijët e saj, por përkundrazi, mori haptazi në mbrojtje dhunuesin, duke përdhunuar kështu Ligjin nr. 9669, datë 18.12. 2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar.

Gjyqtari Arqile Basho, duke qënë tërësisht i manipuluar dhe i kapur prej ushtruesit të dhunës mbi viktimën, i cili jo vetëm që është person me precedent të përsëritur penal, por edhe manipulator i policisë, i prokurorisë dhe i gjykatës në Vlorë, arrin deri aty sa, me kërkesën dhe për interesat e paligjëshme të dhunuesit, del dhe bënë gjyq edhe ditën e diel, pa pjesëmarrjen e viktimës së dhunës, duke e bërë vendimin gjyqësor një “paçavure” pa vlerë, siç ia kërkon dhunusi!

Mjafton të lexosh vendimin e këtij gjyqtari nr. 998, datë 26 korrik 2018 dhe bindet gjithkush, pavarësisht njohurive juridike, deri në çfarë gjëndje katastrofale ka rënë sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe se çfarë tipi gjyqtari krijoi ky sistem i korruptuar nga koka, te këmbët! Deri aty arrin ky gjyqtar sa të fallsifikoi edhe pjesmarrjen e dhunuesit në gjyq, duke thënë se gjykimi u zhvillua në mungesën e tij, në një kohë që ai ishte i pranishëm së bashku me përfaqësuesin e tij ligjor.

Gjyqtari Arqile Basho, përsëritës me dhjetra herë i situatave të tilla me vendime gjyqësore të pista, merr “forcë” edhe nga fakti se i kanë mbetur pak ditë për të dal në pension dhe nuk ka asnjë emocion prej proçesit të vettingut! Ndaj tij kemi bërë kallëzimin penal për korrupsion dhe për shpërdorim të detyrës, të cilin tashmë e ka të rregjistruar Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prokurorët do të çuditen kur të dëgjojnë në audio, në sallën e gjyqit, kur të dy së bashku, dhunues e gjyqtar, e ridhunonin haptaz psikologjikisht viktimën Minushe Shehu. Kulmin kjo dhunë e arriti kur gjyqtari, nisur vërtëtë nga koncepte sadiste, u tërhoq në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin, qëndroi atje, apo ku e di ai plotë 1 orë, dhe në kthim kishte shkruar vetëm dy fjalë, “rrëzimi i padisë”!

Vajza vlonjate dhe 3 fëmijët e saj, pa asnjë të ardhur financiare, sepse dhunuesi, baba i tyre, për muaj të tëra nuk paguan asgjë për ta, qëndron e ngujuar dhe i kërkon ndihmë shtetit, institucioneve të tij, shoqërisë civile dhe gjithë faktorëve të tjerë të angazhuar në luftën kundër dhunës në familje, që t’a marrin në mbrojtje dhe të mos ketë të njejtin fat si gjyqtarja Firdes Hafizi.

Fotua me tre fëmijët e saj të ngujuar, është një apel i fuqishëm i saj, në mbrojtjen e vetes dhe të tre viktimave minorene të dhunës në familje.