osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ktheu ligjin “Për të ardhurat”/ Ministria e Financave i përgjigjet: Meta gabon

Ktheu ligjin “Për të ardhurat”/ Ministria e Financave i përgjigjet: Meta gabon

Në vijim të kthimit nga Presidenti të ligjit “Për të ardhurat”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se ndryshimet e propozuara në ligj, për tatimin mbi lojërat e fatit, nuk sjellin asnjë ndryshim apo relaksim të tatimit për kategoritë e lojërave të fatit nga ligji i vitit 2015, përkundrazi, unifikojnë proceduren e tatimit, për të gjithë kategoritë e lojërave të fatit, përfshirë Lotarinë Kombëtare që me ligjin e vjetër ka qënë e përjashtuar.

Nuk ka asnjë ndryshim në ligjin “Për lojrat e fatit” dhe asnjë relaksim sa i përket tatimit mbi lojrat e fatit, përkundrazi ka njehsim të aplikimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit

Kuadri rregullator dhe fiskal i lojrave të fatit është vendosur dhe standardizuar në vitin 2015 me Ligjin 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërise” i cili përcakton konceptet, përkufizimin dhe mënyren se si tatohen të gjitha kategoritë e lojërave të fatit.

Neni 52/2 i këtij ligji përcakton shprehimisht se të gjitha kategoritë e lojërave të fatittatohen në masën 15 për qind mbi të ardhurat bruto.

Neni 52Detyrimet tatimore

2. Të ardhurat bruto nga loja për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit tatohen në masën 15 për qind, përveç rasteve të parashikuara ndryshe me ligj të veçantë.

 

Në ligjin e sipërcituar, Neni 4, pika 40, përcaktohet qartësisht baza e tatueshme, që është e ardhura bruto nga loja.

Neni 4Përkufizime

40. “Të ardhurat bruto nga loja” është shuma e mbetur organizatorit nga diferenca midis shumës totale të luajtur nga lojtarët në lojërat e fatit dhe shumës së fituar prej tyre.

 

Eshtë ky sistem fiskal dhe rregullator të cilin Presidenti në argumentat e tij e cilëson si “regjim fiskal dhe rregullator të rreptë, që synon shtimin e barrës fiskale, me qëllim dekurajimin e këtij aktiviteti”.

Dhe është pikërisht ky sistem fiskal të cilin synon të unifikojë ndryshimi i miratuar nga Parlamenti dhe i kthyer nga Presidenti.

Kjo, sepse e vetmja kategori që bënte përjashtim nga ky rregull, ishte Lotaria Kombëtare, e dhënë me ligj të veçantë nga Qeveria Berisha në vitin 2013, nr. 95/2013  “Për miratimin e marrëveshjes së licencës për Lotarinë Kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, Gmbh, nëpërmjet shoqërisë “Olg project” Shpk, sipas të cilit kjo kategori lojrash është e tatueshme në masën 10%.

Ndryshimi i propozuar, jo vetëm që nuk bie ndesh me rregullimin e vendosur në vitin 2015, por e unifikon këtë rregullimin duke përfshirë edhe Lotarinë Kombëtare në të njëjtin kuadër fiskal.

Neni 5Paragrafi i dytë, i pikës 7, të nenit 38, “Dispozita kalimtare”, ndryshohet, si më poshtë vijon: “Tatimi mbi lojërat e fatit sipas nenit 52/2, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, aplikohet me shkallën 15% mbi të ardhurat bruto nga loja për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit, përfshirë Lotarinë Kombëtare të licencuar sipas ligjit 1 nr.95/2013. E ardhura bruto nga loja është shuma e mbetur organizatorit nga diferenca midis shumës totale të luajtur nga lojtarët në lojërat e fatit dhe shumës së fituar prej tyre. Tatimi mbi fitimin llogaritet në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”.

 

Pra, nuk ka asgjë të re përsa i përket shkallës tatimore apo bazës së tatueshme lidhur me tatimin mbi lojrat e fatit, por qëllimi i ligjëvënësit i shprehur qartë në këtë parashikim ligjor ështe përcaktimi i një regjimi fiskal dhe rregullator të njejtë, njësoj i aplikueshem, për të gjitha kategoritë e lojrave të fatit.

Presidenti, nëpërmjet mos dekretimit, ndoshta pa dashje, ka rrëzuar pikërisht parimin që synon të mbrojë, pra parimin e një sistemi të rreptë dhe njësoj i aplikueshem për të gjithë.

Nëse ndryshimet e kthyera nga Presidenti nuk do të hyjnë në fuqi, atëhere do të kemi një trajtim të diferencuar të një subjekti në treg, i cili do të vijojë të tatohet me shkallë tatimore 10%.