Vilson Brahja ka pranuar autorësinë e krimit në sallën e gjyqit dhe ka kërkuar mëshirë. Sipas tij, nuk kishte qenë në dijeni se tritolin ia kishte vendosur banesës së Gazmir Dacit në Bathore. Në seancen e sotme, ai ka thënë se e kishte bërë për para, pasi porositësi i kishte premtuar 5 mijë euro.
“E bëra kur nuk e dija që këto familje janë në gjak. Më ka thënë ai që më pagoi do vendosësh tritol këtu tek kjo shtëpi. Është shtëpia ime dhe e dua për azil”-ka thënë ai para gjykatës.
Sipas tij, personi qe i dha shumen e eurove, është 24-25 vjeç dhe jeton në Bathore. Ka qenë ky person qe i ka siguruar edhe tritolin qe ai me pas e ka vendosur.
Brahja ka treguar se ai i ka thene qe shtepia ku do e vendoste ishte e tija.
“Të nesërmen e mora në telefon, lekët s’mi dha. I thashë më fute në gjak me të tjerët. Të nesërmen i doli telefoni i fikur. E kam bërë për hall zoti gjyqtar. Unë jam banor në Kamëz, shtëpia që e vura ështe në Bathore. E mora vesh në lajme çfarë kisha bërë”- tha më tej ai.
Ngjarja
Afro një javë më parë një shpërthim eksplozivi në katin e parë të banesës së Gazmir Dacit, i cili është i burgosur pasi është dënuar për vrasje në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e të vëllait. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Gazmir Daci është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar. Më 31 korrik të 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper, por autorët gabuan shënjestër.