Prokurori Besnik Muçi ka kaluar me sukses procesin e vetingut. Ai u konfurmua sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Besnik Muci është prokuror tek Krimet e Rënda dhe në dhjetor 2017, ishte një nga kandidatët për kryeprokur i përgjithshëm i përkohshëm, kohë kur kjo detyrë në fakt iu besua Arta Markut.
Në një prononcim për mediat pas seancës në KPK, Muçi tha se “ishte një proces i vështirë ku i janë kërkuar një sërë dokumentesh për gjithë veprimtarinë jetësore ndër vite”. Ai tha se është proces që të krijon gjendje të vështirë emocionale, por në fund u mbyll me sukses.
Ky është vendimi i tretë që jepet nga KPK për ditën e sotme. Më herët janë konfirmuar në detyrë gjyqtarët Dritan Hallunaj dhe Brunilda Kadi.