osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Rama “trondit” LSI: Fidani i ullirit i mbjellë më 17 maj lulëzon ende, gati platformën për të bashkëpunuar me PD

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje një marrëveshje të re me opozitën. Rama e tha hapur se pakti i 17 majit lulëzon ende. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në “RTSH”, Rama tha se në shtator do prezantojë një platformë të re bashkëpunimi me opozitën. Duket se një lëvizje e kryeministrit mund të trazojë ujërat në radhët e LSI, pasi kjo ishte partia më e dëmtuar nga pakti i 17 majit 2017.

-Një nga objektivat që ju shpalosët vjet në gusht për vitin e parë ka qenë çelja e negociatave, por 27 qershori nuk është se u shoqërua me fishekzjarre në Tiranë. Detyrat e lëna nga Këshilli do të jenë të plotësuara?

Së pari besoj që njerëzit e kanë kuptuar sepse nuk ka qenë e vështirë për t’u kuptuar që procesi ka dy nivele. Ka një nivel të objektivitetit teknik që është procesi që shkon në komision dhe që përfundon me raportin e komisionit dhe ka edhe një nivel tjetër të subjektivitetit politik që është procesi që shkon nga Komisioni në Këshill, ku janë vendet anëtare që vijnë aty me gjithë bagazhin e problematikave të veta të brendshme. Dhe e vërteta është që vendet anëtare u ndanë në 25 vende që ishin për hapje të menjëhershme të negociatave dhe pastaj në vendet që ishin për një shtyrje.

Por ajo që është e rëndësishme është që pavarësisht se negociatat nuk u hapën menjëherë formalisht, u hap procesi i skanimit, që ishte një kompromis i artë sa na takon sepse faktikisht edhe nëse negociatat do të ishin hapur formalisht ne do të bënim skanimin. Kjo është një mënyrë që përdoret për herë të parë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, nuk është përdorur për të tjerët. Mos të harrojmë që Mali i Zi e ka marrë hapjen formale të negociatave dhe më pas i janë dashur 6 muaj për t’i hapur ato de facto. Serbia e ka marrë hapjen formale dhe i janë dashur më shumë se një vit për t’i hapur ato de facto, sepse procesi i skanimit është një proces goxha kompleks. Ne kemi 12 muaj që i kemi fituar dhe nuk i kemi humbur dhe çka do të ndodhë në qershor do të jetë përsëri një rezultat i asaj që ne do të kemi bërë dhe patjetër nuk e diskutoj fare që do të jetë me rekomandim pozitiv nga Komisioni dhe asaj që do të jetë situata brenda vendeve anëtare.

Megjithatë duke patur parasysh që do të jemi në momentin, kur do të kemi të njëjtin Komision dhe vendet anëtare do të kenë kaluar zgjedhjet për në Parlamentin Europian, që ishin arsyeja kryesore e rezervës së Francës në radhë të parë, nuk kemi arsye pse të dyshojmë seriozisht në një rezultat pozitiv.

-Mund të realizohen kërkesat e BE?

E para, të kemi të qartë se këto fraza do të na shoqërojnë deri kur të bëhemi anëtar, madje këto fraza janë fraza që po shoqërojnë jetën politike të Rumanisë apo të Bullgarisë edhe sot që janë anëtarë, të jemi të qartë. E dyta, nga pikëpamja e objektivave konkretë që ka brenda në ato fraza, ne sigurisht që do t’i bëjmë sepse janë gjëra që do t’i bënim si me negociata, si pa negociata. Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë është detyrim i një procesi që ka filluar dhe që po ecën sipas parashikimeve. Thellimi i luftës ndaj korrupsionit është një proces që ka filluar dhe po ecën sipas parashikimeve, se këtu flasim për luftë ndaj korrupsionit dhe flasim për peshq të mëdhenj, po a ka diskutim që gjithë këto gjykatës dhe prokurorë që po shfaqen si “peshkaqenë” në të gjithë dimensionet e veta duke u përzënë nga pallati i drejtësisë janë pjesë e një lufte të përshkallëzuar kundër korrupsionit?

Nuk mund të ketë diskutim. Sigurisht që këta kanë qenë figura në një pushtet në hije, edhe pse hija ka qenë shumë e rëndë në shpatullat e gjithkujt që ka patur punë me gjykatat, por nga pikëpamja e influencës së këtij pushteti, nga pikëpamja e korrupsionit të këtij pushteti, ky është pushteti më i korruptuar në Shqipëri. Nuk diskutohet fare. Kështu që është një proces që është kompleks. Ato fraza janë të gjitha… siç e thashë nuk do të zhduken mbasi të hapen negociatat, përkundrazi…do të jenë aty…

-Ka disa fraza që mund të zhduken nëse ka vullnet politik, një prej tyre është që këshilli thekson se një dialog i qëndrueshëm dhe konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat që lidhen me BE mbetet vendimtar për avancimin e axhendës së reformës në të mirë të qytetarëve dhe në afrimin e vendit me BE, pika 47. Procesi kërkon domosdo opozitën.

Kjo frazë nuk do të zhduket për sa kohë nuk do të zhduket nga Partia Demokratike hija e rëndë e së shkuarës dhe njëkohësisht edhe paaftësia alarmante për të kuptuar realitetin dhe për të nxjerrë mësime nga humbjet. Kështu që le të mos kemi asnjë iluzion në këtë aspekt do të kemi në vijimësi këtë frazë deri kur të kemi një parti demokratike të reformuar dhe të gatshme për t’u sjellë si alternativë qeverisës dhe jo si alternativë muskuloze.

-Ju po flisni se çfarë duhet të bëj kundërshtari, në këtë rast pyetja është: çfarë mund të bëni ju si kryeministër?

Unë dhashë përgjigje për frazën që,… fraza thatë është “në dorën tonë”, nuk është në dorën tonë, është në disa duar, se përsa na përket ne, ne kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën. Unë e kam treguar me fakte kokëforta. Dhe fakti më kokëfortë ishte shtrirja e dorës së bashkëpunimit për muaj të tërë ndaj opozitës për të garantuar procesin e kaluar zgjedhor dhe lutja për muaj të tërë ndaj kryetarit të opozitës dhe marrëveshja më në fund e arritur jo si nevojë dhe interes i ngushtë i drejtpërdrejt politik se po të ishte për interesin e drejtpërdrejt dhe të ngushtë politik, nuk kishim marrëveshje me opozitën dhe kishim sot të gjithë parlamentin le të themi në dispozicion dhe askush nuk do të na thoshte plaçi se ndërkohë qoftë SHBA qoftë BE ia vunë vizën asaj mundësie të përfshirjes së opozitës dhe opozita sot, Partia Demokratike do të ishte një forcë tërësisht e izoluar, por interesi i Shqipërisë dhe interesi i shqiptarëve e donte dhe për këtë arsye unë e bëra gjithë atë përpjekje dhe jam i gatshëm ta bëj gjithmonë këtë përpjekje. Mirëpo…

-Mund të përsëritet magjia e 17 majit 2017 (marrëveshja me opozitën)?

Unë nuk mendoj se është e pamundur, por nga ana tjetër siç e keni parë dhe siç e kanë parë të gjithë opozita është pa lidership, pa vizion, pa strategji, pa program dhe ecën kuturu pa menduar për hapin e tretë, të katër, të pestë. Pra pavarësisht se ishte një mënyrë e mirë për të krijuar një eksperiencë dhe për të mësuar shahun, Lulzim Basha ka mbetur…

-U kthyet prapë te dama.

Po, sepse kjo është damë, kjo është pa strategji, unë do të ha këtë, ti do të hash këtë dhe kaq…nuk shkohet më tutje pa strategji dhe magjia mund të përsëritet kur opozita të gjendet përsëri ngjitur me murin dhe të shikojë se nuk ka më asnjë mundësi për të ecur më tutje sepse është muri përballë.

-Zoti Kryeministër a keni ju një ofertë për opozitën që ajo të bëhet pjesë e procesit sepse shumë gjëra duhet të bëhen bashkë me të, vijueshmëria e reformës në drejtësi, ligji për magjistraturën, keni një ofertë për opozitën që të integrohet…

Ne e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojmë Partisë Demokratike dhe simotrës së saj LSI është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrapa te reforma në drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e reformës në drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji vettingut nuk ka për të patur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi.

-Fidani i ullirit i mbjellë më 17 maj (2017) është ende gjallë apo është tharë?

Ullinjtë janë një pemë që jeton gjatë. Kështu që besoj se do të vij dita për t’u rikthyer dhe për të ujitur atë fidan.

-Le të qëndrojmë te çështja e Teatrit. Ju jeni njeri që besoni që e vërteta gjendet edhe tek pala tjetër. Nuk shikoni asgjë të drejtë në shqetësimet e ngritura për çështjen e teatrit, të paktën 15 pyetjet që vijnë nga komisioni europian, 9 pikat e ngritura nga Presidenti në kthimin e dekretit. Nuk ka asnjë të drejtë pala tjetër. E drejta është vetëm në anën e qeverisë?

Ky është një diskutim që unë e kam zhvilluar para 20 vjetësh dhe ka 20 vjet që ka mbetur pezull. Këtu nuk ka asgjë të re për të zbuluar. Këtu nuk ka asgjë të re për të diskutuar. Këtu është shumë e qartë: po, jo. Do mbajmë këtë ngrehinë të marrë fund që nuk ka asnjë lidhje me një teatër të standarteve europiane dhe ku është shumë e thjeshtë…

-E shikoni të mundur një rigjallërim të bashkëpunimit me opozitën në funksion të reformave që i kërkohen vendit në prag të çeljes së negociatave në qershorin e vitit të ardhshëm? E ndjeni të nevojshme ndihmën e partnerëve europianë që asistojnë herë pas here në sherret politike dhe mosmarrëveshjet. E ndjeni që ata duhet të jenë sërish aktiv?

Unë jam shumë më i durueshëm se ç’dukem edhe eksperienca më ka mësuar gjëra që nuk i kam ditur më parë dhe vijon të më mësojë.

-Çfarë për shembull?

Unë kurrë nuk them kurrë dhe besoj që durimi, që është një mall shumë i shtrenjtë këtu në Shqipëri, është e vetmja adresë në rastin kur flasim për opozitën. Sepse e thashë dhe përsëris që opozita është në një situatë katastrofike nga pikëpamja e qenies së vet. Është një situatë që e çon drejt absurdit dhe, edhe fokusi tek një çështje si çështja e teatrit për të cilën më mirë se kushdo tjetër, dhe patjetër shumë më mirë edhe se sa unë kanë folur dy protagonistë të jetës teatrore shqiptare Pëllumb Kulla dhe Leka Bungo, që është një qasje që meriton vetëm humor në fakt, tregon shterpësinë e opozitës në aspektin strategjik dhe në aspektin e ideve. Sepse ka shumë e shumë arsye për të bërë opozitë sot në Shqipëri dhe ka shumë e shumë arsye për të qenë i pakënaqur sot në Shqipëri. Po me rezulton se unë jam shumë më i pakënaqur se sa vetë opozita kur vjen puna tek problematikat reale dhe tek ecuria reale e gjërave të jetës reale dhe për njerëzit realë. Ndërkohë që…

-Do të hyni vetëm në zgjedhje apo do të kërkoni aleatë?

Thashë ne aleancën e kemi me qytetarët dhe e kemi reale. E kemi dëgjuar gjithmonë këtë, aleanca me qytetarët, aleanca me qytetarët. Ne aleancën e kemi me njerëzit dhe duam ta bëjmë sa më të prekshme dhe sa më reale. Njerëzit duhet të ndjehen pjesë e procesit të qeverisjes kur vjen puna te hallet dhe problemet e veta, kur vjen puna te hallet dhe problemet e komunitetit, apo kur vjen puna te idetë dhe kontributi tyre. Nëse sot për shembull kanë shpëtuar fëmijët, kanë shpëtuar prindërit, kanë shpëtuar mësuesit nga një mbingarkesë e ditës mësimore dhe kemi formulën 3 lëndë në 6 orë, kjo ka ardhur nga platforma e bashkëqeverisjes. Ka qenë një ide e njerëzve. Pra është akoma në hapat e parë, ka akoma skepticizëm, ka akoma mosbesim, por kjo është sfida jonë. Pastaj sa i përket kabinetit do të shikojmë./Sot