Myslim Murrizi shpërtheu në akuza dje kundër ndërkombëtarëve. Duke marrë shkas nga seancat dëgjimore të vetingut deri tani dhe rolin e ONM në këtë proces, Murrizi u shpreh në rrjetet sociale se vetingun po e kalojnë vetëm ata që i shërbejnë qeverisë.
Mirëpo qeveria nuk ka patur as një punë me drejtësinë, kurse Murrizi po pohon se ato që i kanë shërbyer ish qeverisë po largohen. Pra u iku drejtësia nga duarët dhe po u vijnë në dorë prangat.
Kurse përsa i përket pjesës, se po kalojnë vetingun ish sigurimsat, Murrizi nga këneta, ka harruar se këto ish sigurimsa, ish hetuesa dhe ish gjyqtarë të diktaturë i ka promovuar e emruar aty komunisti dhe persekutori i të përndjekurve Sali Berisha. Kurse shumica e atyre që janë shkarkuar, i përkasin kësaj kaste.
Murrizi ka difekt edhe në perceptim “lidhjeve me krimin” duke na bërë humoristin, se sipas tij janë larguar prokuror dhe gjyqtarë, sepse jane takur rastesisht në dasëm. Siç duket Murrizi e ka fjalën për dasmat, kur paguheshin parat dhe hahej darka mbasi krimi ishte pastruar nga gjyqtari kriminel.
Ja statusi i Murrizit
“Me këta servilë, të përdorshëm mjeranë, ushtarë të verbër që përbëjnë organet e vetingut, kalojnë vetingun vetëm ish-hetuesit e diktaturës dhe ish-sigurimsat.
Po pse ore të “nderuar” përfaqësues të organizatës së Nexhmijes (ONM) do tu kërkojnë dëshmi penaliteti dhe vërtetim personaliteti qytetarëve të ndryshëm që një gjyqtar apo prokuror mund të takoj në dasmë, në mort apo në rrugë?
Po këta gjyqtarë e prokurorë që janë vetë kriminelë sepse kanë vrarë deri në vitin 1990 qytetarë shqiptarë pse dëgjonin radiot e vendeve tuaja, pse e kalojnë vetingun? Po vazhduat me këtë lloj “drejtësie”, priteni se shpejt do të ketë një drejtësi të drejtpërdrejtë” /Ekskluzive.al