Nga Romeo Kara
Vettingu i politikes eshte kryesori, por ai nuk mund te behet nga vete politika apo nga institucione qe emerohen dhe jane nen kontrollin e politikes.
Nese ligji me Byrone Kombetare te Hetimit nuk ndryshon, atehere ky vetting do te jete i pasinqerte dhe farse.
Byrone Kombetare te Hetimit, duhet t’a caktoje populli me referendum, dhe me te gjitha garancite kushtetuese.
Populli eshte i vetmi i ngelur i paster nga llumi i korrupsionit dhe i vetmi realisht i interesuar per kete lloj vettingu.
Politika te mbaje pergjegjesi per llumin ku eshte zhytur, ndersa populli per nxjerrjen e saj nga llumi.
Politika le te jargavitet dhe te fleje ne batakun e kompromiseve, ne kurthin e te cilit populli nuk duhet te bjere.
Në kulmin e krizes morale, kjo politike ofroi kryehajdutin per President dhe nje tjeter derivat te tij per Avokate Populli.
Politika pa perjashtim duhet te vettingohet duke filluar me Saliun, Ramen, Meten e Bashen.
Politika nuk mund te vettingoje veten dhe as te emeroje ate qe do t’a vettingoje.
Eshte shanci i fundit qe kjo reforme te kryhet me sukses.
Populli duhet te thote pa asnje ngurrim, frike e ndroje fjalen e tij.
Ka ardh koha qe ne te vettingojme ata qe erdhen ne pushtet si sherbetore, por qe ne te vertete, u kthyen ne zoterinj shtypes dhe hajdute profesioniste.