Nga Bledi Mane
Dielli i forte i mesdites kishte raskapitur edhe mermeret e bardhe te varreve. Nje gjinkalle ishte strukur mes trendafilave te vyshkur dhe kendonte monotonisht. Nje grua veshur me te zeza mbyste me kujen e saj kengen e gjinkalles dhe ishte leshuar e tera mbi pllaken e varrit te së bijes se saj vdekur e re. E fundit dite e korrikut dremiste e lodhur ne varrezat e qytetit, te gjallet kishin ikur me pushime, te vdekurit prisnin tu mbaronin pushimet te gjalleve e te takoheshin se i kishte marre malli.
Gjinkalla cinxeronte me zerin e mekur, gruaja njomte varrin e evlatit te saj me lotët e brengës kur nje moment, toka u drodh dhe u plasarit si buzet e thara të një deveje sahariane. Rrenkimi plot ofshamë qe vinte nga poshte, depertoi fuqishem nepermjet brazdave të çara dhe drodhi varret, gjinkallen, gruan, varrezën, rrugen, mehallen, qytetin.
I vetmi human qe gjendej aty prane, gruaja veshur me te zeza, pa iu trembur syri u çua me kembe dhe ndoqi plasaritjen e brazdave te tokes. Ato plasaritje po e çonin atje ku ulerinte nje zë i mykur. Pllakat e varrit te nje djaloshi vdekur i ri po rezoheshin dhe mes ngrehines se tyre dukej nje skelet dore qe zgjatej per ndihme. Gruaja me te zeza e nxire nga fati i vdekjes se vajzes se saj, ashtu ne qetesi ia kapi doren kufomes dhe me fuqine e nje anteu e nxori mbi toke. Skeleti i gjate i kufomes, shkundi dheun qe i kishte mbetur neper kokalla e porsi nje i gjalle, falenderoi gruan dhe eci drejt jugut.
-Kush je, ku iken, e njeh vajzen time, pse dole nga ferri?-pyeste pa pushim gruaja e gjalle te vdekurin.
Kufomes i erdhi turp te kthente kafken dhe duke ecur neper zhegun e korrikut iu pergjigj gruas me nje zë tashmë palosur mes turpit:
-Quhem Arben Broci. Me kane vrare kur isha student, kur isha vetëm 21 vjeç se besoja ne idealet e demokracise dhe shtetin ligjor. Rashë hero per padrejtesite qe i beheheshin vendit tim para 27 vitesh. Sot me rivrane perseri. Me vrau me turpin e tij im vella gjykates, me vrau Artan Broci ashtu siç u ka vrare drejtesine qindra mijera shqiptareve me poshtersite e tij, me makuterine e tij. Me vjen turp te tretem poshte kesaj toke. Po iki..
Kufoma u largua nga varrezat, gjinkalla ngordhi veten ndersa gruaja veshur me te zeza u fut poshte varrit qe la bosh zombi. Po ikte te takonte vajzen e saj te vdekur. Me duket se e kishte ne parajse!