Geti është një nga reperët më të njohur në Shqipëri. Këngët e tij kthehen menjëherë në hite dhe kanë një numër të madh klikimesh në Youtube.
Ai ka qenë i pranishëm në një koncert, por gjatë performanës së tij është përballur me një ngjarje të papritur. Policia ka bastisur ambientin dhe ka ndërprerë performancën e këngëtarit.
Mesohet se ata kanë kryer një kontroll dhe më pas janë larguar, ndërkohë që të pranishmit nuk e kanë pritur aspak mirë ndërprerjen e koncertit dhe kanë kërkuar që të vendoset kënga ‘Kush na ka inatin’. Ata kanë kënduar dhe brohoritur nën tingujt e kësaj kënge, duke përshëndetur kështu policinë.