Dëshmia e të akuzuarit digjital për Ekskluzive.al
Pranë redaksisë së gazetës Ekskluzive.al, ka ardhur një informacion shumë i dobishëm për “demaskimin” e një prej më të korruptuarve të sistemit të drejtësisë, siç është ish-prokurorja Rovena Gashi, e cila mes mafiozave të zbatuara edhe me pronarët e saj, arrinte të shantazhonte “klientët”, për të zhvatur nga lekët, ndërkohë që viktimat e saj “klithnin” nëpër burgje për drejtësi. Rovena Gashi, mban pozicionin e Drejtoreshës së Mardhënieve me Jashtë, në Prokurorin e Përgjithshëm. Ja çfarë shkruan ai:
I nderuar gazetar, herë pas here më vjen në lajme për prokuroren Rovana Gashi, një fshatar nga Rrushbulli me origjinë nga Kosova. Zonjusha është dhe është njohur si një nga prokurorët më të korruptuar të organit të akuzës, për këtë jam i sigurt, se e kam provuar në kohën kurrizin!
Para disa vitesh, kur Rovi ishte prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, më vjen një fletëthirrje nga prokuroria, për t’u paraqitur pranë organit të prokurorisë në prokurorinë në fjalë. Fletëthirrjen e kishte firmosur një djalë nga Durrësi, oficer i policisë gjyqësore, që e njihja se çfarë soji ishte dhe kush ishte, prandaj u habita kur e pashë të emëruar atje.
Në atë kohë për Rovin flitej se ishte mikja më e ngushtë e Ina Ramës, Kryeprokurore e Përgjithshme, ndaj priste shpata në të dy anët. Këtu fillon dhe historia e zhvatjes së personit tim.
Pasi u paraqit në Zyrën e Prokurorit kërkova të kontaktoj me personin që më kishte bërë fletëthirrjen, por ngaverexhiu i vogël më tha se nuk kam punë me atë por me prokuroren e vet.
Prita gati dy orë, si të isha ushtar i saj dhe më në fund erdhi zonja, e cila mësova se ikte vinte kur donte qejfi. Unë thash se kush isha dhe se më kishte thirrur, ajo më pa, më bëri disa provokime pë biznesin që drejttoja dhe më në fund tha se duhet të marrë avokat, pasi kisha një akuzë vite më parë.
Unë kërkova që të ma thoshte akuzën, por ajo nuk më ktheu pergjigjie dhe u përshëndetëm. Të nesërmen kam dërguar një avokat, por çudia ishte se Rovi nuk pranon, duke më dërguar një njoftim tjetër, që duhet të merr avokat. Unë dërgova një tjetër, edhe atë nuk pranoj.
Fillova të dyshoj, dhe nuk dija se çfarë të bëja, por duke dalë jashtë takoj një mik tim shofer pranë prokurorisë, që sot nuk jeton dhe e ftova për një kafe. Unë thashë se çfarë halli kisha dhe ai buzëqeshi më tha se do më ndihmonte.
E pyeta se si do me ndihmonte. Ai më tha se do të më çonte tek avokati që bën Rovi! Më tregoi emrin dhe adresen. Avokatja ishte Fatbardha Hajdari një grua-burrë me zyrë në avokati përballë prokurorisë.
Kontaktova me Hajdarin dhe që në takimin e parë më kërkoi 500 euro, për të biseduar dhe për të parë dosjen dhe duke më premtuar se do të zgjidhte çështjen dhe se ajo punonte me Rovin, dhe se përveç kësaj, askush nuk ia mbaronte punën Rovena Gashin.
Pagova eurot, i dhashë fotokopjen e kartës së identitetit dhe u largova. Pas disa ditësh avokatja e Rovit më thotë se akuzohesha për një vepër penale me kolgeun tim, para 4 vjetësh, ku unë nuk kisha asnjë lidhje dhe dosja në ngarkimin tim ishte pezulluar. U habita dhe i kërkoi avokates të huaj, që të shikoj.
Nuk ka problem më thotë ajo, por që ta mbyllim duhet 10 mijë euro. Sekserja Rovit e kishte dorën e rëndë! U futa në pazar, por me kusht që të shikoja dosjen. Pasi e pa që po ngulja këmbë, pazari shkoi në 5 mijë euro. Pazari ra, por unë nuk doja të paguaja pa bërë asgjë, për këto dy femra mashtruese.
Kështu që vazhdova ta shtyjë dhënien e parave, për të fituar kohë. Aty më ndihmoi fati se Rovi mori lejen e lindjes dhe dosja kalon tek një tjetër prokuror, i cili zbaton ligjin. Kjo histori hapje dosjesh e pezulluar Rovi bëri vazhdimisht me avokaten Hajdari, për të shantazhuar njerëzit dhe për t’i zhvatur ato.
Mënyra më e lehtë për të fituar. Nëse do të bëhet vetingu dhe kjo bandë hajdutësh s’do përfundojë në burg, do të jemi të parë që do të deklarojë me prova dhe dëshmitar, se si i zhvaste Rovi “klientët” e saj. Po pres me padurim, për të parë nëse “drejtoresha” e Llallës do t’ia hedh drejtësisë!/Ekskluzive.al