osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Perëndia bashkon, djalli ndan”/ Kur Arbnori i shkruante “puthadorit” Berisha: Janullatos punon kundër Shqipërisë… të largohet si i padëshiruar!

“Perëndia bashkon, djalli ndan”/ Kur Arbnori i shkruante “puthadorit” Berisha: Janullatos punon kundër Shqipërisë… të largohet si i padëshiruar!

Ardhja e Janullatosit në Shqipëri dhe fronëzimi i tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, është padyshim një nga çështjet më të diskutueshme dhe më enigmatike të më shumë se dy dekadave të fundit. Vendosja e një kleriku grek, është kontestuar qysh në fillim, mirëpo e vërteta e ardhjes dhe zgjedhjes së tij në krye të Kishës sonë, nuk është marrë vesh asnjëherë me detaje.

Ekskluzive.al, risjell raportin informues të vitit 1992, mbi Janullatosin, që mban firmën e kreut të Kuvendit, Pjetër Arbnori, i cili i drejtohet presidentit të asaj kohe, Sali Berisha.

Në këtë raport tregohen me hollësi detajet për ardhjen e Janullatosit në Shqipëri, vendosja në krye të Kishës Ortodokse, ndërkohë që u refuzua fronëzimi i klerikut të shquar dhe shumë të respektuar ndër shqiptarët e Amerikës, At Artur Liolinit, i cili erdhi enkas në Tiranë dhe qëndroi për tri javë këtu.

Një dokument i 26 dhjetorit 1992, përgatitur nga Kuvendi Popullor dhe që mban firmën e ish- kryetarit Pjetër Arbnori, i dërgohej Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha, duke i kërkuar ekstradimin e Anastas Janullatosit.

Në fillim të dokumentit theksohet se ishte ish- Presidenti Ramiz Alia, që e ftoi Anastas Janullatosin që të vinte në Shqipëri. Në një bisedë me At Artur Liolin, Ramiz Alia i thotë, se ka për qëllim që të ftojë Janullatosin në Shqipëri, pasi ka katër muaj që pret për vizë. Liolin i thotë që i duhen vendosur disa kushte Janullatosit.

Por pas ardhjes së Janullatos në Shqipëri, Ramiz Alia nuk e zbatoi marrëveshjen me At Artur Liolinin, madje as nuk e ftoi më Liolinin për takim. Janullatos ngriti menjëherë një Këshill të Përgjithshëm të Kishës Ortodokse Autoqefale, thuhet në raportin e Arbnorit.

“Si sekretar u zgjodh Aleko Dhima, një person që për shumë vjet militoi në radhët e PPSH,” shkruhet në raport. Raporti thekson faktin që Janullatos nuk ka reaguar ndaj operacioneve fshesa që po bëheshin në atë kohë ndaj emigrantëve në Shqipëri.

“Nuk kaloi shumë kohë dhe çdo gjë nisi që të qartësohej. Në fillim skenari filloi me ndërrimin e fesë dhe të emrave të refugjatëve shqiptarë me atë të forcës dhe presionit, pastaj me lëvizjen antishqiptare në Greqi. Si gjithmonë udhëheqësi dhe flamurtari i Vorio-Epirit ishte Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, i cili së bashku me qarqet shoviniste nisi një fushatë të egër spastrimi, e cila u quajt “Operacioni Fshesa”, thuhet në raport.

Janullatos akuzohet edhe se nuk ka bërë gjë për kishat në Shqipëri: “Deri tani akoma nuk ka përfunduar restaurimi i Kishës Katedrale në Tiranë dhe është ngritur një kishë e vogël me parafabrikate në Fier, kurse në Korçë ka 7 muaj që një kishë ka mbetur tek guri i parë i themelit”.

Në raport theksohet se Janullatos ka kërkuar që të bëhet kryepeshkop, në kundërshtim me Kanunet e Shenjta dhe Statutin e KOASH. Në raport kritikohet edhe qeveria shqiptare: “Është e udhës që të kritikohet edhe veprimtaria e mefshtë e qeverisë së sotme shqiptare. Shumë gjëra ndodhin nën hundën e saj”.

***

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI POPULLOR

Nr. 1543/Prot, Tiranë, më 26.12.1992

Drejtuar: Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Sali Berisha

Nga: Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori

Raport: “Mbi gjendjen aktuale shumë të rëndë, të krijuar në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, nga ndërhyrja dhe veprimtaria e Kishës Greke, nëpërmjet Peshkopit Anastasios Janullatos dhe pasuesve të tij, në dëm të interesave fetare dhe kombëtare shqiptare”. – “Zoti President i Republikës të Shqipërisë, Sali Berisha.

Në takimin që pati At Artur Liolin, me ish Presidentin e Shqipërise Ramiz Alia, u diskutua ndër të tjera dhe për problemet e riorganizimit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por Ramiz Alia shprehu mendimin që të ftonte për këtë qëllim dhe Eksarkun Patriarkal Anastasios Janullatos, meqënëse kishte 4 muaj që kërkonte vizë-hyrje në Shqipëri.

Në fjalen e tij At Artur Liolin shprehu aprovimin e tij, por tha se Eksarkut Patriarkal Anastasios Janullatos me parë i duhet bërë e qartë se duhet të respektojë disa kushte ku më kryesoret të jetë që ai do të vijë thjesht si një Peshkop Misionar i Përkohshëm, do të ruajë të pa prekura interesat e Autoqefalisë Shqiptare e të popullit besimtar etj.

Të gjitha këto vetëm sepse qarqe të caktuara shoviniste Greke të “Megalidhesë”, mund të ndikojnë në personin e tij dhe të kërkojnë realizimin e synimeve të tyre të mbrapshta dhe nëpërmjet Kishës mund të realizojnë me lehtë planin e tyre për të marrë të ashtuquajturin “Vorioepir” ashtu siç kanë vepruar më parë.

Me pas midis ish Presidentit dhe At Artur Liolinit u ra dakord që në muajin shtator 1991 ky të vinte përsëri dhe të ndihmonte në riorganizimin e Kishës, por pas ardhjes së Janullatosit në Shqipëri kjo marrëveshje nuk u realizua nga ana e qeveria “Alia” dhe nuk dihet se përse, At Artur Liolini u pengua lejua të vinte në Shqipëri megjithëse kërkesat e tij për të ardhur ishin të shumta.

Çdo gjë u monopolizua në duart e Eksarkut Grek Janulltos, i cili zgjodhi me “veto dhe pa zgjedhje të rregullta një këshill të përbëre nga njerëz të dyshimtë që e vetëquajtën “Këshilli i Përgjithshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare” dhe si sekretar të tij caktoi Aleko Dhimën një person që për shumë vite militoi në radhët e PPSH-së dhe hipja e tij në këtë post të lartë ishte e menjëhershme dhe e dyshimtë, prandaj për këtë çështje është e domosdoshme të shikohet dosja e tij personale.

Janullatos bëri shumë premtime në favor të Kishës dhe Shqipërisë, por nuk kaloi shumë kohë dhe ai e nisi skenarin me ndërrimin e fesë dhe të emrave të refugjatëve shqiptarë në Greqi me anë të forcës dhe presionit pastaj me lëvizjen antishqiptare në Greqi të udhëhequr nga kleriku grek flamurtar i “Vorio-epirit”, famëkeqi Mitropoliti i Konicës, Sebastianos dhe për këtë fushatë të hapur anti-shqiptare, Janullatosit iu kërkua të bënte një deklaratë publike për distancim, por nuk e bëri.

Sipas marrëveshjes me shtetin shqiptar Janullatos quhet “Peshkop Misionar i Përkohshëm në Shqipëri”, por me punën e tij jashtë normave ligjore ai së bashku me të ashtuquajturin “Këshill i Përgjithshëm”, morri postin e lartë të Kryepeshkopit Shqiptar dhe kjo quhet “Ndërhyrje brutale në Kanunet e Shenjta në Statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe sidomos shkelje flagrante e Nenit 16 të Kushtetutës që është neni i Pavarësisë së Shqipërisë”.

Shumë materiale qarkullojne poshtë e lart me frymë përçarëse anti-shqiptare e antikushtetuese shumica e tyre të nxjerra nga Kisha Greke, por aq kompromentuese edhe për atë Shqiptare dhe duke bërë të gjitha këto synohet të ndryshohet shpirti dhe zemra e popullit dhe në një të ardhme mund të paraqiten kërkesa në organizmat ndërkombëtare, ku të kërkohet që me një referendum popullor të bëhet bashkimi i këtyre zonave.

Veprimtaria e Peshkopit Janullatos, vetë fakti i nxitimit të tij për të marrë Fronin e Kryepiskopit të Shqipërisë tregon se ai nuk ka ardhur në Shqipëri për qëllime Apostolike, por ai është përgjegjës kryesor për përçarjen fetare midis vetë Ortodokseve dhe asaj kombëtare.

Prandaj parashtroj sa më vijon:

Së pari, Janulltos nuk mund të jetë kurrsesi Kryepeshkop i Shqipërisë dhe udhëheqës shpirtëror i një populli besimtar, të cilin ai e ndau më dysh, kur në mësimin e madh të Ungjillit kuptojmë, se “Perëndia bashkon kurse Djalli ndan”.

Së dyti, Janulltos nuk mund të jetë Kryepeshkop i Shqipërisë, sepse nuk është kanonikisht i rregullt.

Së treti, Janullatos nuk mund të jetë Kryepeshkop i Shqipërisë, sepse puna e tij ka qenë në dëm të interesave fetare dhe kombëtare Shqiptare.

Së katërti, me veprimtraiën e tij anti-shqiptare e anti-fetare shqiptare, është marrë nëpërkëmbë gjaku dhe puna e klerikëve martirë të rënë për këtë kauzë.

Së pesti, kurrë s’është e mundur, që një i huaj, të dojë më shumë se vendin e tij prej nga vjen, një vend tjetër.

Si përfundim duke parë gjithë këto fakte ka ardhur koha të mbahet qëndrim duke filluar që nga ju zoti President ku emri juaj është përmendur në gjithë qarkoret dhe deklaratat e Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare për dhënien e lejes nga Ju për fronëzimin e Janulltosit në krye të Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Prandaj kërkoj të nis puna nga Parlamenti dhe Qeveria, në mënyrë të veçantë nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ministria e Arsimit, Kontrolli i Shtetit dhe Shërbimi Informativ Kombëtar, për të ndalur këtë veprimtrai anti-fetare e anti-kombëtare shqiptare dhe në bazë të fakteve të mbledhura, të vendoset për ekstradimin (largimin) e Eksarkut Patriarkal Anastasios Janullatos nga Shqipëria, si një “Person i padëshirueshëm dhe i dëmshëm, për kombin tonë dhe i pameritueshëm për Fronin e Kryepeshkopit të Shqipërisë”.

Për këtë rast, kërkoj hartimin dhe miratimi i këtij ligji sa më parë.

Pjetë Arbnori, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Tiranë më 26.12.1992

***

Raporti i dërgohet Berishës, që gjithmonë citohet si “Presidenti ynë i nderuar”, por Berisha nuk ndryshoi mendje nga ky raport. Ndoshta edhe për faktin që e përmend vetë raporti:

“Emri i juaj, Presidenti ynë i nderuar, përmendet në të gjithë qarkoret dhe deklaratat e Kishës për dhënien e lejes për fronëzimin”, kurse naivi Arbnori mendonte, se emri i Berishës po keqpërdorej./Ekskluzive.al

Ja historia e ardhjes së Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale

Historia e ardhjes së Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, zë fill në qershor të vitit 1991, ku u ngarkua me detyrën e ekzarkut nga Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës, me titullin peshkop i Andrusës. Në atë kohë ndodhej në Afrikën Lindore, i ngarkuar me detyrën e “Kryepeshkopit aktiv” për mëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë, me qendër në Nairobi.

Caktimin e tij si ekzark në Shqipëri e miratoi edhe presidenti Ramiz Alia. Lajmi i ardhjes së tij në Shqipëri u prit me interes nga qarqet ortodokse shqiptare, mbasi shpresohej se ai edhe pse qe grek, meqenëse vepronte jo në Greqi, por në Afrikë, do të ndihmonte rimëkëmbjen e KOASh-it. Dërgimi i një ekzarku ishte i drejtë, mbasi ai sapo të rimëkëmbte kishën e shkërmoqur ortodokse shqiptare dhe fill pasi të zgjidhej një kryepeshkop i rregullt kanonik, duhej të largohej nga Shqipëria.

Qarqet ortodokse shqiptare menduan se ekzarku Anastas Janullatos me kulturën kishtare që kishte përvetësuar, do ta kryesonte ashtu siç e kërkonin interesat e KOASh-it detyrën e vet. Janullatosi e vendosi me të shpejtë shtabin e vet në Korfuz. Me prapaskenat që u zhvilluan si me telekomandë prej tij, ekzarku thirri në Tiranë një “konfererencë” kombëtare me pjesëmarrjen e pesëmbëdhjetë klerikëve dhe tridhjetë laikëve të zgjedhur prej tij.

Janullatosi emëroi një këshill të përgjithshëm të përbërë prej nëntë vetës, të cilët morën përsipër jashtë rregullave kanonike detyrën e Sinodit të Shenjtë të KOASh-it. Me detyrën e sekretarit të përgjithshëm të këshillit u caktua nga Janullatosi Aleko Dhima, një grekoman i vendosur për t’i shërbyer Kishës Ortodokse Greke. Ndërkohë, në shtypin grek filloi të flitej për A. Janullatosin jo si ekzark, por si kryepeshkop, madje jo si kryepeshkop i KOASh-it, por si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Greke të Shqipërisë.

Kur në pranverën e vitit 1992 President i Republikës u shpall Prof. Dr. Sali Berisha, ekzarku A. Janullatos filloi përpjekjet për të siguruar miratimin e palës shqiptare për t’u emëruar kryepeshkop i KOASh-it. Meqenëse në Shqipëri ende nuk ekzistonin mundësitë e krijimit të një sinodi, problemin e mori në dorë vetë patriarku. Në mënyrë krejt arbitrare, pra të parregullt, Sinodi Ekumenik i Patriarkanës së Stambollit emëroi A. Janullatosin jo më ekzark, por kryepeshkop i KOASh-it.

Me këtë rast ai nisi në Shqipëri një delegacion patriarkal në të cilin bënin pjesë ndër të tjerët, metropolitët Perjis Evangjellos dhe Meliton i Filadelfias. Por, kërkesa e tyre për të krijuar Sinodin shqiptar kishtar me peshkopë grekë nuk gjeti gatishmërinë e Presidentit Sali Berisha. Megjithatë, presidenti dha pëlqimin vetëm për zgjedhjen e Janullatosit si kryepeshkop, ndonëse shfaqi rezervë se ai nuk kishte të drejtë t’i impononte krerët e saj. Presidenti ka për detyrë vetëm të japë pëlqimin për zgjedhjen e peshkopit nga sinodi. Por, A. Janullatosi këtë mbështetje të presidentit e trumbetoi si një vendim të shtetit shqiptar për emërimin e tij si kryepeshkop i Shqipërisë./EKSKLUZIVE.AL