Ministri i Jashtëm Gjerman thotë se është në “interesin strategjik” të Bashkimit Europian zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor sepse përndryshe Kina dhe Rusia do të fitojnë më shumë ndikim në rajon.
Heiko Maas deklaroi të Hënën se Maqedonia dhe Shqipëria kanë filluar të zbatojnë reformat që kërkohen për tu anëtarësuar në BE.
Duke folur pas një mbledhjeje me Ministrin shqiptar i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, Maas tha se ai “është plotësisht i bindur se populli i Ballkanit Perëndimor dëshiron të jetojë si në Europë, dhe jo në mënyrën se si duan të jetojnë populli i Kinës apo i Rusisë.”
Maas deklaron se Gjermania është “shumë, shumë dakord që BE të zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor sepse jemi plotësisht të bindur që kjo është në interesin strategjik të një Europe të lirë.”
BE-ja mund të nisë negociatat për anëtarësim me Shqiperinë dhe Maqedoninë vitin e ardhshëm.