Pas takimit në Ministrinë e Jashtme gjermane, ministrat Bushati -Maas kanë dalë në një konferencë për shtyp
Ministri i Jashtëm gjerman Heike Mass u shpreh se Shqipëria ka arritur rezultate dhe se përpjekjet për të janë impresionuese.
“U bëj thirrje aktorëve politik të mbështesin reformat e rëndësishme për vendin. Keni mbështetjen e qeverisë gjermane. Intensifikim i marrëdhënieve. Shqipëria partner i rëndësishëm, spirancë stabiliteti. Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor është në interesin e BE, ndryshe do shtrihet ndikimi i forcave të treta në Ballkan”, tha Maas.
Nga ana tjetër Bushati u shpreh:
“Falënderojmë Gjermaninë për ndihmën e vazhdueshme në rrugën evropiane të Shqipërisë.
12 muajt e ardhshëm do i shfrytëzojmë maksimalisht.
Diskutuam për situatën në rajon dhe rolin e Shqipërisë”, tha Bushati. (TemA)