Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Lumi që disa vite vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit, njofton Klan Kosova.
Madje artistët e skenës teatrore, muzikore dhe filmike organizuan edhe një fushatë për t’i ndihmuar regjisorit Lumi lidhur me shpenzimet për shërimin e tij.
Një muaj më parë, Bekim Lumi u kthye midis kolegëve duke e sjellë një shfaqje falenderuese për të gjithë ata që e ndihmuan gjatë kësaj periudhe të vështirë në jetën e tij.
“Përkushtimi im ka të bëjë me artistët që më kanë mbështetur, miqtë dhe të tjerë të njohur dhe të panjohur, studentët dhe të gjithë ata që kanë besuar”, kishte thënë Lumi për këtë shfaqje.
Klan Kosova merr vesh se regjisorit të njohur kosovar i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, andaj ai muajin e fundit, ishte shtrirë në një nga spitalet private në Prishtinë, ku edhe ka ndërrruar jetë.