Një sherr mes një çifti, ka detyruar një avion të linjës ajrore të Qatarit të bëjë ulje të detyruar. “Hindustan Times” raporton se burri ishte duke fjetur kur gruaja iraniane përdori shenjën e gishtit të tij për t’i hapur telefonin.
Pasi lexoi mesazhet që ai kishte shkëmbyer me një grua tjetër, iraniania filloi t’i gjuante burrit të saj vazhdimisht. Stjuardesat u munduan ta qetësojnë por pa rezultat.
Pas kaosit në avion, pilotët u detyruan të bëjnë ulje të detyruar në Indi. Avioni po shkonte nga Doha në Bali. Pas uljes së avionit, çifti me fëmijët e kaluan ditën në aeroportin e Indisë, Chennai./Xing.al