Prania e rrjeteve sociale, por edhe e platformave të ndryshme të komunikimit online në jetën tonë është kthyer tashmë në një domosdoshmëri, një nevojë pa të cilën njeriu modern i 2018-ës nuk mund të bëjë dot.
Përveç se kanë revolucionarizuar mënyrat e komunikimit, ato janë kthyer gjithashtu në burimin më të shpejtë të lajmit, por edhe burime informacionesh të ndryshme.
Megjithatë, publikimi i disa informatave mund të mos jetë i preferuar, nganjëherë edhe i rrezikshëm. Data e plotë e lindjes suaj është një fakt që nuk duhet që të publikohet në këto rrjete sociale.
Është e ndaluar për arsye se shumë njerëz ende e kanë shprehi që këta numra t’i përdorin si fjalëkalime për kartela të bankës apo raste të tjera.
Hackers-at e dinë tashmë këtë gjë, dhe nganjëherë nuk u duhet mund i madh që t’u gjejnë gjëra personale, e t’i keqpërdorin ato