Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të ketë një axhendë të ngjeshur me seancat dëgjimore ku janë planifikuar 5 të tilla.
Në orën 09:30 do të jepet vendimi për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi.
Në orën 10:00 do të zhvillohet seanca dëgjimore me gjyqtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Medi Bici.
Në 12:00 do të jetë përballë KPK, gjyqtari i Gjykatës Adminitrative të Shkallës së Parë, Gentjan Medja.
Në 14:30 Prokurori i Krimeve të rënda Besnik Muçi do të mësojë vendimin e KPK-së.
Dhe e fundit që do të mësojë vendimin e KPK-së do të jetë Brunilda Kadi, gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi do të jepet në orën 16:00.