Lewis Hamilton e ka çuar në 24 pikë diferencën nga Vettel, pasi arriti të triumfojë edhe në Çmimin e Madh të Hungarisë, ndërsa në vendin e dytë u rendit Vettel.
Ky i fundit zhvilloi një garë mjaft të mirë në pistën hungareze, por vuajti pasojat e shiut në provat zyrtare, pasi u nis në vendin e katërt. Gjithsesi, gjermani arriti të mbyllë garën në vendin e dytë, duke parakaluar pilotin tjetër të Mercedesit, Valteri Bottas, vetëm 4 xhiro para fundit të garës.
Podiumi u plotësua nga piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërsa finlandezi tjetër, Bottas e mbylli garën në vendin e pestë, pasi u parakalua edhe nga Ricciardo.
Hamilton kryeson renditjen për pilotë me 213 pikë tashmë, plot 24 më tepër se Vettel që e ndjek, ndonëse gara për titullin kampion mbetet ende e hapur, pasi ka edhe shumë gara për t’u zhvilluar.