osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekskluzive/ Sa më shumë i trazon aferat e qeverisjes Berisha, aq më shumë bie era “Shkëlzeni dhe Argita”!

Ekskluzive/ Sa më shumë i trazon aferat e qeverisjes Berisha, aq më shumë bie era “Shkëlzeni dhe Argita”!

Shkëlzen Berisha, është lakuar prej kohësh nga media, si një personazh që është kamur fal mbështetjes së babait të tij, sidomos në kohën kur ai ishte në pushtet.

Emri i tij është përfolur jo pak herë në aferat korruptive më të mëdha që ka kaluar vendi si: Fabrika e demontimit të armëve në Gërdec, ku mbetën të vrarë 26 persona, mes tyre gra e fëmijë. Ndërsa dëshmitari kryesor i lidhjes së Shkëlzen Berishës me fabrikën e demontimit të armëve, Kosta Trebicka, u gjet i vdekur në rrethana ende të paqarta.

Së fundmi, një tjetër skandal ka “trokitur” në dyertë e familjes Berisha, ku si Saliu edhe Zeni, janë detyruar nga Prokuroria të dëshmojnë për privatizimin e OSSH-së, e njohur ndryshe si “Afera CEZ”, që mund t’i shkaktonte një dëm prej 414 milionë eurosh buxhetit të shtetit.

Afera, e zbardhur nga avokati Romeo Kara, që do t’i shkaktonte një dëm qindra miliona euro “xhepave” të taksapaguesve shqiptarëve, provon lidhjet e Berishës dhe Metës si “kumbar” të këtij skandali, ndërsa Shkëlzeni ka qenë i lidhur ngushtësisht me sekserin e kësaj marrëveshje, Nuel Kalaj, për llogari të të atit.

Nga ana tjetër, ish-bodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka thënë disa herë në intervista, se Shkëlzeni merrej me shumë punë të pista: Kam qenë dëshmitar vetë në distancë kur Zeni ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes, tek stadiumi “Qemal Stafa. Plus, do të shtoja edhe diçka tjetër për Zenin: Çfarë e lidhte Zenin e “vogël” me Fitim Gërxhalliun e firmës “Gjallica”? E pyes babë Saliun: A kishte dijeni që Zeni shoqërohej me Fitimin? Apo nuk e pa as Fitimin kur ishte i ftuar personal i Zenit në festimet e 28 Nëntorit, në darkën që jepnit ju o Salë Mashtruesi. Po qe se, edhe këtë e quan gënjeshtër, të hapen arshivat e TVSH dhe shihni kronikën, se më ke shoqërohej Zeni jot i dashur”.

Në vitin 2008, deputeti Taulant Balla, akuzoi drejtpërdrejt në Kuvend Sali Berishën, se djali i tij menaxhon disa “lojëra fati” në zonën e ish-Bllokut, sëbashku me Myftar Lumneshin, një nga organizatorët e grushtshtetit të 14 shtatorit 1998 dhe njeri shumë i afërt me ish-kryeministrin. Por Berisha iu hakerrye Ballës asokohe, duke mohuar kategorikisht lidhjet e djalit të tij me Myftar Lumneshin.

Deklarata e Sali Berishës, nuk mjaftoi për të fshehur faktet e paraqitura nga deputeti socialist, ku kohë më pas, Shkëlzen Berisha do t’i shiste Lumneshit, më 9 dhjetor 2015, një apartamenti në Tiranë 200 metra katrorë bashkë me garazhd, në vlerë 500 mijë euro. (Foto kontrata)

EKSKLUZIVE.AL

Sa më shumë i trazon aferat dhe skandalet e qeverisjes Berisha, aq më shumë bie era “Shkëlzeni dhe Argita”, kronologji:

1. Kur në prill 2005 u formua “COP”-i që uzurpoi kreun e PD, të qeverisjes, diplomacisë e krejt administratës shtetërore, doli në skenë emri i Shkëlzenit dhe Argitës, si sjellës të tyre në PD.

2. Kur flitet për emërime në krye të kuoplës së PD, përherë del në skenë emri i Argita Berishës e Shkëlzen Berishës, si “sekserë” të këtyre emërimeve.

3. Kur u hap dosja e rrëmbimit, masakrimit dhe zhdukjes fizike të biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha prej SHIK-ut, doli në skenë emri i Sali Berishës dhe Liri Berishës, si organizator i këtij krimi.

4. Kur u zbulua furnizimi i Milosheviçit me naftë, armë e municione shqiptare kundër luftës kosovarëve, doli në skenë emri i Sali Berishës si urdhërues dhe organizator i këtij trafiku.

5. Kur u fol për krijimin e firmave piramidale, doli në skenë emri i Sali Berishës, si themelues dhe mbështetës e mbrojtës i tyre.

6. Kur plasi skandali i falsifikimit të letrave false dhe pushtimit me policinë e shtetit, të tokave në bregdetin e Vlorës, dolën në skenë emrat e Argitës, Shkëlzenit dhe dhëndrit të Saliut.

7. Kur u bë shkatërrimi i banesave dhe lokaleve në bregun e Jalës, doli në skenë skandali që kishte si personazh Argitën, Shklëzenin dhe dhëndrin e Saliut.

8. Sa herë flitet për bizneset që detyrohen të paguajnë donacione të imponuara për aktivitete bamirësie, del në skenë emri i Liri Berishës, si pronare e fondacionit fantazmë “Fëmijët shqiptarë”, nën logon e të cilit zhvat miliona euro e dollarë.

9. Kur u miratua ligji për importin e plehrave që e ktheu Shqipërinë në kosh plehrash të Europës, doli në skenë emri i Argita Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Majlinda Bregut, të lidhur me këtë biznes plehrash me mafien “NDRAGHETA-CAMORRA”.

10. Kur u zbulua pakti për copëtimin dhe shitjen e territorit detar shqiptar tek grekët, doli në skenë emri i Lulzim Bashës, ish ministrit të qeverisë së Saliut dhe shokut të ngushtë të Argitës e Shkëlzenit.

11. Kur u zbulua dosja e tenderit mafioz të rrugës Rrëshen-Kalimash, ku u vodhën 220 milionë euro, doli në skenë emri i Argitës, Shkëlzenit e Lulzim Bashës, si organizatorë e përfitues të kësaj mega-vjedhjeje.

12. Kur u zbulua skandali i koncensionit të 300 licensave për hidrocentrale, doli në skenë emri i Argitës e Shkëlzenit, si shitës të 30 prejt tyre tek blerës të huaj dhe si përfitues të 46 prej këtyre hidrocentraleve.

13. Kur shpërtheu skandali i trafikut kriminal qeveritar të armëve e fishekëve me Afganistanin, doli në skenë emri i Shkëlzen Berishës dhe Lulzim Bashës, si menaxhues e përfitues prej këtij trafiku.

14. Kur u publikua skandali i trafikut të armëve me Gedafin e Libisë, me Ben Ali të Tunizisë dhe me Mubarak të Egjiptit, doli në skenë emri i Lulzim Bashës, si menaxher trafiku të Argita dhe Shkëlzen Berishës.

15. Kur u zbulua, se në Farkë të Tiranës ishte një rezidencë super-luksoze që ruhej me polici shteti e gardistë, doli se brenda saj jetonte Shkëlzen Berisha, i cili fshihej pas një “cope letre” kontratë, sikur pronar ishte një bos i huaj çimentoje me aktivitet në Shqipëri.

16. Kur u fol se rruga për në Gjirin e Lalëzit, po asfaltohej me një investim urgjent prej 420 mijë eurosh të qeverisë “Berisha” nën tabelën investuese “Për turizmin shqiptar”, rezultoi se ky investim kishte lidhje me fshatin turistik që po ndërtohej prej Argitës e Shkëlzenit.

17. Kur u publikuan kabllogramet e SHBA, doli në skenë emri i Shkëlzenit, si personi që kishte kërcënuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Luan Hoxha, për të firmosur lejen për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit, atje ku e donte Shkëlzeni.

18. Kur Kosta Trebicka denoncoi aferën korruptive e kriminale të Gërdecit, përmendi emrin e Shkëlzen Berishës, si “kapo” dhe ndërmjetës kryesor të këtij biznesi që vrau 26 njerëz dhe shkatërroi 3 mijë banesa e biznese.

19. Kur u fol për urdhërat që jepte Ministria e Drejtësisë për aktivitetin në Gërdec, rezultoi se ministri Aldo Bumçi e çonte dokumentacionin ligjor e zyrtar tek Shkëlzeni, në vend që ta çonte tek babai i tij kryeministër.

20. Kur plasi skandali i TEC-eve që do të ndërtoheshin në Porto-Romano, dolën në skenë emrat Argita Berisha e Shkëlzen Berisha, të cilët paraqitën si invetior të huaj serbin Damir Fazllicn.

21. Kur u hapën “letrat” e Gërdecit, rezultoi se zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, takoheshin dhe bisedonin “zyrtarisht” për aktivitetin e demontimit vetëm me Argita Berishën e Shkëlzen Berishën dhe zbatonin vetëm urdhërat e tyre.

22.  Kur u hapën kabllogramet e SHBA, doli në skenë emri i Argitës, si personi që kontrollon e komandon gjithë ligjëvenien dhe vendim-marrjen e qeverisë shqiptare “Berisha”.

23. Kur u zbulua skandali i grabitjes së tokave në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, doli në skenë emri i Argitës e Shkëlzenit, si plaçkitës të tyre me mbështetjen e policisë, me dokumente hipotekore false.

24. Kur u zbulua skandal-krimi i shkatërrimit të shtratit të lumit Erzen, për ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës, dolën në skenë emrat e Argitës dhe Shkëlzenit, si kontrollues të këtij investimi.

25. Kur u publikua skandali i spostimit të projekit të ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës, dolën në skenë emrat e Argita Berishës e Shkëlzen Berishës, si bashkpronarë në një qendre tregtare.

26. Kur plasi skandali i bllokimit të linjës së inter-konjeksionit të transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë që iu dha serbit Damir Fazlliç, duke shpërfillur kushtet e tenderit të Bankës Gjermane, dolën në skenë si palë urdhëruese e përfituese emrat Argita Berisha dhe Shkëlzen Berisha.

27.  Kur u fol për pagesa e paga pedagogësh super të larta në universitetet shqiptare në nivele shpikësish të anijeve kozmike, doli në skenë emri i Argita Bershës dhe dhëndrit të Saliut.

28. Kur u fol për përdorje të diplomacisë shqiptare për biznese e investime private, doli përsëri në skenë emri i Argitës, si përdoruese e ambasadorëve në rolin e skeserëve.

29. Kur u fol për përdorje të vulave e firmave të pushtetit për përfitime personale, doli në skenë emri i Argita Berishës, për detyrim të dhunshëm të një biznesmeni pakistanez, që të jepte ryshfet për investimin që do bënte në shkëmbim të firmës së babit kryeministër.

30. Kur flitet për shpejtësi në rikthim dhe hipotekim pronash, përherë dalin në skenë emrat e Argitës dhe Shkëlzenit, si “konsulentë ligjorë”, që nxjerrin tapitë për… 10 minuta./Ekskluzive.al