Skuadra e Force India, që merr pjesë në garat e Formula 1, ndodhet prej kohësh në vështirësi të mëdha financiare, por vetëm këtë fundjavë Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të aplikojë administrimin e kontrolluar.
Skuadra indiane ka 180 milionë Euro borxhe kundrejt grupit të telefonisë Orange India Holdings. Mes kreditorëve kryesorë të jashtëm, rezulton edhe Mercedes me 15 milionë Euro, faturë e akumuluar për shkak të furnizimit me Power Unit për kampionatin aktual, si dhe pagesën e pilotit Sergio Perez.
Por më shumë sesa kostot e garave, problemet e Force India lidhen me çështjet ligjore të pronarit të saj Vixhai Malia. Ky i fundit akuzohet për mashtrim në shuma të mëdha në Indi dhe lufton prej kohësh në Britaninë e Madhe, kundër ekstradimit në vendin e tij të origjinës.